Vret ish gruan, para syve të djalit 7 vjeç
Dorasi pastaj ka pritur patrullën e policisë që ta arrestonte, duke mos treguar fare shenja emocionesh për krimin e bërë
Një kosovar, 61 vjeç, ka therrur ish bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, para syve të djalit të saj 7 vjeçar dhe bashkëshortit të saj të ri.
Kjo ka ndodhur natën e të shtunës, në Petershausen të Munihut, në rrugë të hapur.
Sapo ish gruaja së bashku me burrin dhe djalin e saj kishin zbritur nga vetura, në parkingun afërs shtëpisë, nga errësira ka dalë ish bashkëshorti i saj dhe e ka therur atë me një thikë të gjatë njëzet cm.
Ai e kishte goditur vetëm një herë gruan 43 vjeçe në gjoks por çdo përpjekje për t`i shpëtuar jetën ishte e kotë, ka thënë zëdhënësi i policisë në Petershausen.
Dorasi pastaj ka pritur patrullën e policisë që ta arrestonte, duke mos treguar fare shenja emocionesh për krimin e bërë, ka pranuar veprën me gjakftohtësi shkruan Münchner Abendblatt dhe Merkur online. Si motiv për vrasjen ai ka përmendur xhelozinë.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











