Lajme
Raportohet për ulje të papunësisë në Kosovë, eksperët dyshojnë në statistika
Shifrat rreth shkallës së papunësisë në Kosovë, të publikuara nga Agjencia e Statistikave, nuk janë shumë të besueshme për ekspertët e ekonomisë. Sipas ASK-së, shkalla e papunësisë ka rënë në 26.2 nga 32.9 për qind
Sipas rezultateve të anketës së Fuqisë Punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për tre mujorin e dytë të këtij viti, shkalla e papunësisë ka rënë në 26.2 për qind nga 32.9 për qind sa ka qenë vitin e kaluar. Por, kto shifra kontestohen nga qytetarët dhe ekspertët e ekonimisë, të cilët besojnë se shkalla e papaunësisë është shumë më e lartë.
Sipas ASK-së, shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15 deri në 24 vjeç. Kurse sa u përket të punësuarve, rreth 29 për qind e personave të punësuar kanë kontrata të përhershme në punën e tyre, kurse 71 për qind, kanë kontrata të përkohshme.
Egzona Krasniqi, studente në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, thotë se nuk beson që në realitet është ulur shkalla e papunësisë. Një ulje e tillë, sipas saj, mund të ndodh në letra për shkak të interesave të caktuara të partive politike
“Duhet të rinumërohet apo të gjendet numri i saktë i të punësuarve dhe të dihet saktë se sa të papunë qëndrojnë në mënyrë vullnetare në shtëpi. Ajo normë, ajo përgjigje, nuk është duke u matur në Kosovë dhe si rezultat i kësaj nuk ka ulje drastike të papunësisë, ashtu siç është shprehur edhe ministri i punës Arban Abrashi”, thotë Krasniqi.
Ngjashëm mendon edhe Flora, qytetare nga Prishtina. Ajo madje përmend mbylljen e shumë bizneseve, nga të cilat qytetarët kanë mbetur pa punë.
“Deri më tani nuk kam vërejtur se ka rritje të numrit të të punësuarve. Shumë biznese janë mbyllur për shkak të tatimeve dhe gjërave tjera që nuk janë në rregull. E kur mbyllen bizneset niveli i papunësisë rritet”, ka thënë kjo qytetare, citon REL.
Ndërkohë, udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thonë se kohëve të fundit ka pasur disa lëvizje pozitive në këtë drejtim. Por, sipas tyre, nuk është e besueshme që niveli i papunësisë ka rënë në 26 për qind.
Haxhi Arifaj, kryetar i kësaj sindikate, konsideron se në terren shkalla e papunësisë mund të jetë mbi 40 për qind.
“Nganjëherë, ne duhet të kemi prirje tu besojmë mekanizmave shtetëror, por megjithatë në terren tregohet më ndryshe, për një papunësi që mund të arrijë deri në 40 për qind. Por, brenga më e madhe për ne është se nuk mund të kemi statistika të sakta në asnjë mekanizëm shtetëror, për shkak se njerëzit nuk lajmërohen në zyrat e punësimit, për shkak se nuk besojnë se mund të sigurojnë një vend pune”, ka thënë Arifi.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike, shprehen të rezervuar sa u përket rezultateve të ASK-së.
Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, (STRAS) Ibrahim Rexhepi, nuk beson se këto anketa prezantojnë gjendjen reale në të cilën është Kosova.
“Sa për ilustrim, unë po përmendi vetëm një fakt, që në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës në fund të shtatorit kanë qenë më pak kontribues aktivë se sa në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Norma prej 26.2 për qind, është një normë që më shumë kisha thënë e ka dozë të fabrikimit se sa është një perceptim i situatës reale”, ka thënë Rexhepi.
Publikimi i këtyre rezultateve ka hapur debat edhe në mes partive në pushtet dhe atyre opozitare.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












