Lajme
Historia e familjes Dehari: Nga Zvicra në Kosovë
Në këtë dokumentar flasin Avni Dehari dhe dy djemtë e tij, tashmë të ndjerë, Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari
Të shtunën në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë, Astrit Dehari, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, dy vjet më parë, edhe vëllai i tij, Arbënor Dehari, kishte vdekur në rrethana mjaft të dyshimta. Ai kishte rënë nga kati i gjashtë i banesës. Edhe Arbënori ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe sekretar teknik, shkruan albinfo.ch.
Në një film dokumentar (të transmetuar nga kosovapress) të punuar me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2010, tregohen se si nga Zvicra kishin ardhur për të jetuar në Kosovë.
Në këtë dokumentar flasin Avni Dehari dhe dy djemtë e tij, tashmë të ndjerë, Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari.
Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari Avni Dehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.
Arbënori atëherë thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh. “Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh, nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar shtetin, kush duhet ta bëjë”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar, Arbënor Dehari.
Edhe vëllai i tij, Astriti, ishte shprehur se nuk mund të paramendojë të jetojë në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












