Lajme
Çarshia e Shkupit, pa përkujdesje institucionale
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore thanë se në Çarshinë e Vjetër pushteti qendror i Maqedonisë nuk po investon njësoj si pjesën tjetër të Shkupit
Autoritetet qendrore në Maqedoni nuk i kanë dhënë mbështetje institucionale Çarshisë së vjetër të Shkupit e cila për shumë dekada ka qenë qendër e ekonomike, kulturore e historike e shqiptarëve dhe popujve tjerë ballkanik. Kështu u tha sot në Manifestimin tradicional Çarshia- Vlerat kulturore dhe tradita e organizuar nën patronatin e Ministrisë së Financave, Komunës së Çairit, Odës Ekonomike Maqedono- Bullgare dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Qëllimi i këtij manifestimi ishte promovimi i vlerave kulturore të bashkëjetesës në të gjitha kohërat pavarësisht tranzicioneve.
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi tha se Qeveria ka planifikuar një buxhet për vitin 2017 rreth 30 milion denarë për renovimin e vitrinave në Çarshi që kthen pamjen e dikurshme të Çarshisë së vjetër si ruajtje e traditës.
Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike Maqedono- Bullgare tha se Çarshia e ka mbajt bashkëjetesën kulturore gjatë gjithë këtyre shekujve të kaluar dhe fton institucionet e Maqedonisë për të ruajtur Çarshinë si një aset të veçantë të trashëgimisë kulturore.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore tha se dikur çarshia e vjetër e Shkupit ishte qendër jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për vendet regjionale dhe më gjerë, kjo fuqi e çarshisë ka humb pasi që pushteti qendror i Maqedonisë nuk po investon njësoj si pjesën tjetër të Shkupit.
Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar i Agjencisë Kosovare të Biznese.
Shahini tha se Çarshia e Shkupit, Prizrenit dhe e Shkodrës ishin qendra të Ballkanit ku në brendësi të saj ruanin vlerat e qytetërimit dhe bashkëjetesës njëkohësisht ishin qendrat më të mëdha tregtare ku kishin edhe karakter ekonomik, politik, kulturor dhe kombëtar ku diskutonin dhe vendosnin për zhvillimet e të ardhmes të këtyre trevave.
“Sot këto qendra për çdo ditë po e humbin vlerën si pasojë e moskujdesit institucional dhe planeve të vrazhdët të modifikimit të tyre me objekte moderne”, deklaroi Shahini.
Gjatë këtij manifestimi u dhanë disa mirënjohje për zanatlinjtë e vjetër të Çarshisë së Shkupit dhe u shfaq një program kulturor dhe sportiv.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











