Lajme

Mësuesja ndihmon fëmijët me gjakmarrje në Shqipëri

“Unë jam e vetëdijshme se puna ime është sikur të ecësh në mina tokësore. Nëse unë e kaloj limitin, atëherë familja ime do e paguaj”, është shprehur mësuesja shqiptare

Kur shumica e njerëzve, madje edhe e policisë kanë frikë, Liljana Luani, merr librat, furnizimet shtëpiake dhe një jetë përvojë për të ndihmuar familjet që kanë probleme me gjakmarrje, shkruan ‘njherald.com’.

Mësuesja 56-vjeçare nga Shkodra, në veri të Shqipërisë, në gjithë kohën e saj të lirë e përdor për të udhëtuar në fshatrat e largëta kodrinore, ku fëmijët janë të bllokuara për shkak të traditave shekullore të gjakmarrjes, përcjell albinfo.ch.

Kjo formë është e njohur si Kanun, një formë primitive, ku një vrasjet janë reciproke dhe familjet marrin në duar vetë ligjet, duke u hakmarrë për anëtarin e vrarë.

“Unë jam e vetëdijshme se puna ime është sikur të ecësh në mina tokësore. Nëse unë e kaloj limitin, atëherë familja ime do e paguaj”, është shprehur ajo për “Associated Press”, derisa ishte në shtëpinë e një djali të ri. Ajo i jep mësim atij në matematikë, gramatikë dhe historinë e lashtë greke.

“Unë jam një mësuese, por mësimi nuk është profesion për mua. Është një mision”, shton ajo.

Burrat janë në qendër të shënjestrës për hakmarrje. Në kohën e komunizmit kjo dukuri u shtyp në masë të madhe, por janë ringjallur kryesisht në zona të largëta, ku sundimi i ligjit është i dobët. Policia nuk jep shifra për motivet e vrasjes, por vrasjet për hakmarrje ka çdo vit, madje me dhjetëra.

Mësuesja përveç mësimit iu ndihmon edhe në gjëra elementare, duke i furnizuar me ushqim, madje edhe iu ka ndihmuar edhe me energji elektrike, pasi kishin mbetur pa rrymë. Ajo bindi një kompani që t’iu ndihmojë.

Kështu është një ditë e zakonshme e saj, duke iu ndihmuar me shpresën se një ditë kjo dukuri do të zhduket.