Lajme
Ferizaj, zbulohet minifabrika për përpunimin e duhanit
Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën kosovare kanë zbuluar mbi n mbi 300 kilogram duhan të papërpunuar si dhe një makinat për përpunim e duhanit
Dogana e Kosovës ka arritur që gjatë një aksioni të identifikoi, lokalizoj dhe të ushtroj bastisje në një lokacion të dyshuar për kontrabandim dhe paketim të duhanit në Ferizaj.
Sipas njoftimeve, personi që posedonte një fabrikë të vogël, e përpunonte duhanin pa u “hetuar” nga autoritet.
“Duke vepruar në koordinim me prokurorët kompetentë si dhe pas marrjes së urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është ekzekutuar bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse, sipas dyshimit të bazuar se ka duhan të përpunuar dhe pa përpunuar, i cili duhan është kontrabanduar në rrugë të ndryshme” thuhet në njoftimin e Doganës.
Gjatë bastisjes, përkatësisht në flagrancë është gjetur i dyshimti duke përpunuar duhan ne katin përdhese.
“Duke marr parasysh se duhani i përpunuar dhe i pa përpunuar nuk i plotëson kushtet ligjore përkatësisht nuk e ka autorizimin përkatës për grirje apo bluarje, ky duhan nuk ka te drejte të del në treg. Në vend të ngjarjes po ashtu është gjetur edhe makina për bluarjen e duhanin e cila ka qenë duke punuar në momentin që Dogana ka ushtruar bastisjen”, thuhet në vazhdim të njoftimit. Citon Albinfo.Ch.
Me urdhëresën e Gjykatës, është sekuestruar malli si vijon: duhan i përpunuar 171 kilogram; duhan i papërpunuar 161 kilogram dhe; makina për bluarjen e duhanit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









