Lajme
Zaev kërkon bashkim për “rrëzimin e regjimit”
Pavarësisht se LSDM ka hequr mbishkrimin në gjuhen shqipe në shtabin e saj në Çair, Zaev kërkon bashkim për ta rrëzuar ,siç tha ai “regjimin në Maqedoni”
Premtimet e partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, LSDM në raport me shqiptarët, gradualisht kanë filluar të harrohen. Madje ende pa filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit, kjo parti maqedonase që drejtohet nga Zoran Zaev, ka hequr nga tabela e Çairit, mbishkrimin në gjuhen shqipe.
Më herët shtabi i LSDM-së në Shkup, ka qenë në dy gjuhë, duke e respektuar idenë e kryetarit Zaev për dygjuhësi në të gjithë Maqedoninë. Por tani mediet lokale e kanë vërejtur se mbishkrimi në gjuhën shqipe nuk ekziston më në këtë lagje.
Pavarësisht kësaj Zaev një ditë më parë në një tubim të madh opozitar, kërkon nga partitë tjera që të bashkohen me konceptin e tij politik me moton “Lufta vazhdon, vota fiton”.
“Jemi duke e shkruar historinë, po rrëzojmë regjim, po e hapim rrugën e jetës. Dëgjoni të gjithë, marshi i sotëm (djeshëm), marshi i jonë është zëri i jonë. Ky marsh tashmë paralajmëroi: zëri po fiton. Bashkohuni. Po fiton Republika e Maqedonisë qytetare”, deklaroi Zaev.
Para mijëra qytetarëve ai theksoi se “arma e jonë është zëri i jonë”.
“Ne qytetarët e Maqedonisë e kemi ngritur zërin. Sot në këtë datë të ndritshme, 11 tetori, zëshëm themi: Po, lufta vazhdon. Dolëm mijëra pikërisht sot në Ditën e kryengritjes popullore, në Ditën e luftës anti-fashiste, kemi qëndruar këtu para parkut Gruaja luftëtare për nder të grave luftëtare për të porositur se lufta e tyre për liri është edhe lufta e jonë për liri. Ata u ngritën, luftuan dhe u përcaktuan. Edhe ne u ngritëm, po luftojmë dhe do të përcaktohemi. Arma e jonë është zëri ynë”, deklaroi Zaev.
Ai theksoi se nuk është koha për plane të vogla, citon Koha.
“Ka ardhur koha që na thërret secilin prej neve individualisht. Ka ardhur koha që ta bartim përgjegjësinë për ne dhe të gjitha gjeneratat e ardhshme. Jemi duke marshuar për kthimin e shtetit në duart e qytetarëve. Po e marrim nga mafia dhe familja e Nikolla Gruevskit, marshuam për kthimin e parave qytetarëve, gjithçka që vodhën, gjithçka do të kthejmë”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













