Kultura
Festivali i filmit shqiptar ‘SWIKOS’ nga Bazeli në Prishtinë
Pjesëmarrës në festival do të jenë 14-të filma nga 14-të shtete, derisa ky është viti jubilar i festivalit
Festivali i filmit shqiptar “SWIKOS”, i cili mbahet në Bazel të Zvicrës, tash e disa vite, në mesditën e së premtes zbarkoi në kryeqytet për të shënuar 10-të vjetorin e festivalit.
Përfaqësuesit e festivalit, të cilit kishin ardhur nga Zvicra, kishin zënë vend në kinemanë ABC, ku do të mbanin konferencë për medie. Të ftuar për të festuar këtë vit jubilar të festivalit ishin ftuar edhe producentë e aktorë që janë pjesë e këtij festivali dhe të gjitha evenimenteve që ndodhin në Kosovë, shkruan ‘kultplus.com’.
Isa Kurteshaj, producent i festivalit, i cili ishte edhe nikoqir i kësaj konference, tregoi se ky festival tanimë tradicional dhe prestigjioz ka për synim shfaqjen e filmave kosovarë dhe kulturës kosovare edhe në shtete të tjera e jo vetëm në Zvicër.
“Deri këtë vit festivali e ka pasur një program i cili vazhdimisht ka vazhduar t’i shfaq filmat konkurrent, ndërsa nga ky vit do të kemi disa ndryshime edhe pse jo me nuanca të mëdha, por me tendencë që festivali të ndërkombëtarizohet më shumë se që ka qenë”, ka thënë Kurteshaj. Sipas tyre në festival do të hyjnë edhe 14 shtete të tjera të filmave konkurrent, kështu që Kosova tani e tutje do të jetë konkurrente në film së bashku me 14 shtete të tjera, e jo vetëm me filmat zviceran, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i festivalit, Florim Brajshori tha që ky vit jubilar i festivalit është shumë i rëndësishëm për ta. “Pikërisht në Kosovë kemi filluar të bëjmë promovimin e festivalit sepse këtu ka lind edhe ideja dhe sot kemi ardhur të shpalosim punën tonë dhjetëvjeçare dhe të falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e festivalit”, ka thënë Brajshori. Pjesëmarrës në festival do të jenë 14-të filma nga 14-të shtete.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











