Sport
BSC Illyrian e nisi sezonin në futboll me rërë
BSC Illyrian, i pari dhe i vetmi ekip shqiptar në botë, e ka nisur sezonin veror në ligën më të lartë të Zvicrës "Suzuki Beachsoccer"

Këtë fundjavë “BSC ILLYRIAN” nga Dietikoni ka zhvilluar dy lojërat e para të Ligës së posa filluar. Zhvillimi i ndeshjes së parë ishte pikërisht një fillim i ekipit shqiptar në ligën më të lartë zvicerane.
Kundërshtar ishte BSC Thuni. U zhillua një lojë me pak gola, pikërisht në këtë sport ndodhin shumë gola, por të dy ekipet ishin të vendosur shumë mirë në mbrojtje, pasi kishin sunim t’i merrnin pikët e para në këtë ligë.
Më në fund, rezultati përfundimtar ishte BSC Thun – BSC ILLYRIAN 3 ; 2 në favor të BSC Thunit, edhe pse BSC ILLYRIAN kishte dy shtylla dhe shumë shanse në fund, së paku për ta barazuar rezultatin, por fati ishte kësaj here në favor të Thunasve.
Edhe pse nuk morën pikët e planifikuara, BSC ILLYRIAN u ndanë të kënaqur me lojën, pasi luajtën për befasi më mirë se kundërshtari.
Në lojën e dytë që u zhvillua në mëngjesin e të dieles në Bernë , ishte në plan të luhet derbi në mes BSC Team Zürich dhe BSC Illyrian Dietikon ZH, ishte një lojë shumë atraktive me shumë gola, që më në fund ishte në favor të BSC ILLYRIAN duke fituar me rezultat 10 – 8!
Ishte lojë interesante, pasi ekipi nga Cyrihu nuk dorëzohej lehtë, edhe pse ILLYRIAN-ët ishin gjithnjë në epërsi me gola.
Më në fund, të dy ditët e para të ligës “BSC ILLYRIAN”, shqiptarët nga Dietikoni që kishin edhe përforcim nga shokët e Berlinit, i morën gjysmën e pikëve të maksimumit dhe gjenden në mes të tabelës.
Më 04 dhe 05. 06. 2011, BSC ILLYRIAN do t’i ketë lojërat e radhës në Leukerbad, Vallis. (Albinfo do t’ ju informojë me kalendar).
Lojtarët e BSC ILLYRIAN, shpreson që shqiptarët e asaj ane t’i dalin në pritje miqve shqiptarë nga Cyrihu dhe t’i përkrahin sa më masivisht në këtë sport të ri.
Beachsoccer luhet me 4 lojtarë dhe një portier në fushë. Fusha është përafërsisht 28 me 34 metra. Luhet nga tri pjesë, çdo pjesë i ka 12 minuta, me nga 3 minuta pauzë. Referojnë dy arbitra nga secila anë. Në çdo ndalim të lojës, pasi topi nuk është në fushë, ndalet edhe ora.
Në vebfaqen zvicerane të sportit, rubrika Beachsoccer, i aktualizon të gjitha lajmet dhe tabelat për këtë sport, gjatë lojërave ka dhe një LIVETICKER që aktualisht gjatë lojës përshkruan ngjarjet aktuale për shikuesit e saj.
Kanali SSF rezultatet e përmbledhura i tregon në orën 20.45!
Lojtarët apo sponzorët e interesuar për këtë sport mund të na kontaktojnë mes vebfaqes tonë www.illyrian.ch ose emailit [email protected] !
Mysafir dhe dashamir i BSC ILLYRIAN ishte futbollisti profesionist shqiptar, Milaim Rama i FC THUNIT.
Milaimi shpeshherë vjen në lojërat e BSC ILLYRIAN dhe i përkrah të rinjtë nga ana morale.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz