Lajme
Familja shqiptaro-hebreje është dëbuar, komuniteti e mbështet
Familja Mima ishte dëbuar, pasi kërkesa për azil ishte refuzuar. Komuniteti hebre është kundër dëbimit të tyre
Duke pasur gëzim dhe trishtim, janë vetëm nëntë ditët me anëtarët e Bashkësisë Hebraike të Hamelin. Të dielën e kaluar Rebekka Dohme dhe Amitai Yareev u kurorëzuan, të hënën erdhi një ngjarje e trishtuar. Familja Mima është deportuar në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.
Pothuajse të gjithë anëtarët e komunitetit morën pjesën në ceremoninë e dasmës. “Kjo është dasma jonë e parë e të rinjve”, thotë shefja e komunitetit Rachel Dohme, nëna e nuses.
Një ndër të ftuar ishte edhe familja Mima nga Shqipëria. Aty ishin edhe babai 39-vjeçar Stelian dhe djali i tij Samuel. “Doja gëzim dhe buzëqeshje së bashku”, thotë Stelian Mima. Ai aktualisht ka pak për të festuar. Të hënën familja shqiptare-hebreje është dëbuar, pasi kërkesa për azil ishte refuzuar, tregon Rachel Dohme.
Kjo ishte shumë e vështirë për fëmijët Samuel dhe Greta. Fëmijët dhe prindërit e tyre nuk kishin humbur asnjë shërbim dhe gjithmonë ishin të rregullt në mësime.
Familja u integrua profesionalisht mirë dhe për këtë komunitet ishte një pasuri e madhe. Për komunitetin hebre ishte një humbje e madhe dhe për këtë arsye po e kundërshtojnë.
Familja shqiptare tashmë është kthyer në Elbasan, në Shqipërinë e Mesme dhe duhet të presin një takim në Ambasadën gjermane, në mënyrë që të kërkojnë ligjërisht të kthehen në Shqipëri.
Komuniteti ka bërë kërkesë që kjo familje të kthehet në Gjermani. Ata ishin larguar nga Shqipëria, pasi kishin frikë, sepse gruaja e tij ishte e angazhuar në politikë. Kur kishte ardhur në polici, ai nuk kishte guxuar të tregojë nëse është mysliman apo i krishterë, derisa pas dy javësh më në fund kishte vendosur që të pranojë se është hebre.
“Këtë familje do të dëshironim ta mbanin këtu”, thotë një banor lokal. Ata nuk bien në barrën e taksapaguesve, pasi dy prindërit punojnë. Denisa Mimës iu ofrua një punë në një çerdhe, derisa Stelianit një punë në një kompani për kërpudha. E bija e tyre 8-vjeçare Greta ndoqi shkollën, kurse Samuel për parashkollor. Ata kishin filluar të mësojnë edhe gjuhën gjermane, derisa komunikonin kryesisht në gjuhën angleze.
Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt dhe për këtë arsye janë kthyer, derisa do të jetë shumë e vështirë të marrin një vizë gjermane.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












