Lajme

Vazhdimi i sjell fat, Shqipëria mund Maqedoninë 2:1

Golin e fitores që ia dha 3 pikë Shqipërisë e shënoi sulmuesi shkodran, Bekim Balaj në minutën e 89-të të vazhdimit të lojës që u ndërpre dje  

Vazhdimi i lojës, që u ndërpre mbrëmë për shkak të motit të keq, ishte me fat për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila në minutën e 89-të të vazhdimit, shënoi gol për rezultatin  2:1 ndaj Maqedonisë. Golin e fitores që ia dha 3 pikë Shqipërisë, e shënoi sulmuesi shkodran, Bekim Balaj.

Balaj ka shënuar me kokë në minutën e parafundit, në 15 minutat e lojës që vazhduan sot, pasi mbrëmë ishte ndërprerë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe stuhisë. Ndeshja mbrëmë përfundoi në mundon 75 me rezultatin 1:1. golat i shënuar Armando Sadiku për Shqipërinë dhe Ezgjan Alioski për Maqedoninë.

Me këtë fitore, Shqipëria, Spanja dhe Italia kanë pikë të njëjta në grupin G, ndërsa Maqedonia, Lihtenshtajni dhe Izraeli kanë zero pikë.