Lajme
Grafiti ‘Vdekje për shqiptarët’, shqetëson qytetarët shqiptarë
Qytetarët shqiptarë në Kumanovë janë të shqetësuar për situatën atje, pasi çdo ditë hasin në grafite me përmbajtje anti-shqiptare
Në Kumanovë kohëve të fundit qytetarët shqiptarë në muret e ndërtesave hasin grafite me përmbajtje anti-shqiptare, me ç’ast më i theksuar është mbishkrimi “Vdekje për shqiptarët”. Mbishkrimet me urrejtje ndëretnike shqetësojnë qytetarët shqiptarë të Kumanovës, të cilët për televizionin ‘Alsat’ shprehen se kjo nuk është hera e parë që hasin në mbishkrime të këtilla.
“Jemi të mësuar me grafitë të tilla, sepse vazhdimisht po përsëriten dhe se nuk ka as reagim institucional e as shoqërorë, kështu që ata sjellin neveri në shoqërinë tonë dhe shqetësimin nuk kemi kah ta adresojmë. Qytetarët nuk mund të fajësohen për këtë sepse vet qeveritë si ajo lokale si qendrore nuk marrin masa dhe vet ata janë krah i kësaj politike raciste e nacionaliste.
Natyrisht si qytetar i këtij vendi padyshim se jam i shqetësuar për këto akte, pasi që si dukuri në Kumanovë është e kamotshme, institucionet nuk ndërmarrin masa aq sa duhet, këto janë mund të themi edhe bomba të kurdisura ku një akt i vogël mund të shkaktoj edhe incidente e ndodhi më të mëdha më fatkeqe për banorët e këtij qyteti”, ka thënë një qytetar, transmeton albinfo.ch.
Qytetarët e revoltuar fajësojnë pushtetin lokal dhe atë qendror pasi nuk bëjnë sa duhet për parandalimin e kësaj dukurie. Zoran Damjanovski kryetar i komunës së Kumanovës, thotë se i vlerësojmë vlerat artistike të shprehura nëpër mure, por jo edhe porositë nacionaliste të cilat jo vetëm që janë për tu gjykuar por edhe për tu ndëshkuar autorët e të njëjtave.
“Të gjithë ata që e dëmtojnë bashkëjetesën dhe shoqërinë qytetare në ndërtimin e mirëbesimit ndëretnik, komuna e Kumanovës do të ndërmerr masa për largimin e tyre. Gjithçka që jep pasqyrë të mirë për art në mure Kumanova do ti ruaj. Do t’i përkrahim të gjithë të rinjtë inventiv dhe tifo grupet që kanë tendencë për një shoqëri qytetare dha bashkëjetese, por nuk do ti përkrahim tensionet nacionaliste dhe ndëretnike të cilët na japin këto porosi përmes grafiteve të shkruara. Dua të porosis të gjitha grupet që të distancohen nga të gjitha dallimet ndër etnike dhe ndër kulturore, kurse në të ardhmen do të shohim që të mos ndodhë një gjë e këtillë ndërsa autorët do të kërkojmë të ndëshkohen që të mos na përsëriten gjërat e njëjta”, u shpreh Zoran Damjanovski, kryetar i Kumanovës.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












