Keystone
Lajme
Shenjtërohet Nënë Tereza, nga sot quhet Shën Tereza
Në një ceremoni ku morën pjesë dhjetëra mijëra pelegrinë nga gjitha vendet e botës, Papa Françesku e shpalli të shenjtë Nënë Terezën. Kanonizimi u zhvillua në Sheshin e Shën Pjetrit
Nga dita e sotme, nën a e madhe botës dhe e shqiptarëve Nënë Tereza do të njihet si Shën Tereza, pasi ajo u shenjtërua në Vatikan nga Papa Françesku në një ceremoni ku morën pjesë dhjetëra mijëra pelegrinë nga gjitha vendet e botës. Mesha u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit ku edhe ndodhi kanunizimi.
Dy mrekullitë e Nënës Terezë, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997, i janë atribuuar asaj për shenjtërim. Në Indi, ndërkaq në një meshë e posaçme është mbajtur në Urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që ajo e themeloi në Kalkutë para dhjetëra vitesh.
Mbi 1.500 njerëz të pa strehë gjithandej Italisë, janë sjellë në Romë me autobusë dhe u janë ofruar ulëset e nderit në ceremoni – dhe pastaj ju është dhënë drekë nga 250 murgesha dhe priftërinj të Urdhrit të Motrave të Bamirësisë. Mesha e kanonizimit, u udhëhoq nga Papa Françesku.
Papa Françesku ka shpallur Nënën Terezë të shenjtë duke e bërë modelin e Vitit të tij Jubilar të Mëshirës dhe në një mënyrë të të gjithë papatit. Për Papën, Nënë Tereza i ktheu në vepra idealet e tij për kishën që të jetë “një spital fushor” i mëshirës për të varfrit, ata që vuajnë edhe nga varfëria material edhe shpirtërore.
Gjatë gjithë natës pelegrinët u lutën në kisha dhe u mblodhën përpara agimit në Vatikan nën masat e forta të sigurisë, me qëllim që të gjejnë një vend më të mirë prej nga do të shohin meshën, shkruan Reuters.
”Sot ua dorëzoj këtë grua mbarë botës, kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmoftë që të kuptojmë që kriteri i vetëm i jetës është dashuria ndaj të gjithëve pa dallim gjuhe, kulture, race apo religjioni. Nënë Terezës i pëlqente të thoshte, se ndoshta nuk flas gjuhën e tyre por mund të buzëqesh. Të bartim buzëqeshjen e saj e t’ua dhurojmë veçanërisht atyre që vuajnë dhe atyre që kanë nevojë për mirëkuptim e butësi”, tha Papa Françesku.
Turma pritet që të tejkalojë numrin prej 300.000 që morën pjesë në ceremoninë e Papës Gjon Pali II të beatifikimit të Nënës Terezë në Romë më 2003. “Vëllezër dhe motra, edhe në ditët tona Zoti inspiron modelet e reja të të shenjtëve”, i tha turmës atëbotë Papa Gjon Pali II

E lindur me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, nga prindër shqiptarë, në vitin 1910, në shtetin që sot quhet Maqedoni, ajo u bë murgeshë në moshën 16 vjeçare dhe nga Kisha e Letnicës në Kosovë, u nis për në Indi më 1929, duke krijuar misionin e saj të parë më 1950. Vdiq në vitin 1997.
Në të gjallë do të thoshte se është shqiptare dhe se i takon botës.
Kisha Romano Katolike ka më shumë se 10.000 të shenjtë, shumica nga të cilët u bënë të njohur pas shumë shekujsh të vdekjes së tyre. Kanonizimi zakonisht fillon pesë vjet pas vdekjes së një kandidati, por Papa Gjon Pali II e ndryshoi këtë për Nënën Tereze, duke e përshpejtuar procesin e shenjtërimit të saj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Vatikan ka thënë se bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare. “Populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt. I dha një mrekulli, që me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore”, ka shkruar Thaçi.
Dje në Vatikan u mbajt një koncert, kurorën pjesë yjet e estradës shqiptare që veprojnë në botë, përfshirë edhe futbollistin kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë



















