Festa e luleve në Crissier
Në këtë festë, për herë të tretë radhazi do të marrë pjesë edhe komuniteti shqiptar, i përfaqësuar nga shoqata “Ardhmëria” dhe “Liria”
Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët tanë se të shtunën, më 7 maj 2011 në Crissier të kantonit Vaud mbahet Festa e Luleve. Në këtë festë me traditë 32 vjeçare, krahas pjesëmarrjes së shumë komuniteteve të ndryshme, për herë të tretë radhazi do të marrë pjesë edhe komuniteti shqiptar.
Shoqata shqiptaro-zvicerane”Ardhmëria” me seli në Crissier do të paraqitet me stendën e vet informative dhe me specialitete nga kuzhina shqiptare nga ora 09h deri në ora 15h. Kurse Forumi shoqëror i femrës shqiptare ”Liria” me seli në Prilly do të paraqitet në ora 12h30 me një program muzikor prej 30 minutash me valle me motive nga trojet shqiptare. Me këtë rast ju ftojmë të jeni të pranishëm në numër sa më të madh.
Festa mbahet para platesë së objektit të zjarrfikësve të komunës së Crissier-përballë stadiumit futbollistik të Crissierit.
Arritja deri te ky vend bëhet: Nga autorruga merret dalja në Crissier kurse me transport publik, me bus nr 32 stacioni Scierie ose me bus nr 18 stacioni Bre në Crissier.
Për informata tjera, paraqituni te Setmer Selmani nr 076.242.36.74 ose te Saranda Gërvalla-Ademi në 076.360.08.25. Ju mirëpresim
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










