Lajme
Krimi dhe korrupsioni ka ‘pushtuar’ Kosovën
Në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të “Transparency International”, që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon
Gjitha institucionet e nivelit lokal dhe qendror të Kosovës dhe, për më keq, edhe sistemin e drejtësisë, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile
Këto dukuri të cilësuara si dy pengesat më të mëdha në drejtim të zhvillimit të Kosovës nuk po arrihet as të luftohen. Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë. Ata kishin kërkuar nga institucionet që t’i luftojnë këto dukuri.
Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë në Kosovë, sipas përfaqësuesve ndërkombëtarë, ishte vlerësuar si rruga e vetme për të sjellë mirëqenie për qytetarët e këtij vendi.
Arton Demëhasaj, drejtor në Organizatën për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se derisa në Kosovë ka prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, si dhe politikanë me afera korruptive, nuk mund të pritet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Sa i përket luftimit të korrupsionit bëhet shumë pak, për shkak se as brenda vetë sistemit nuk ka filluar të luftohet korrupsioni, e aq më pak të pritet prej sistemit që të luftohet kjo dukuri jashtë saj. Rastet e fundit po tregojnë se korrupsioni ka qenë i lartë në të gjitha sferat, e në anën tjetër, nuk kemi raste që janë hetuar apo gjykuar”, thotë Demëhasaj për Evropën e Lirë.
Në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të “Transparency International”, që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.
Por, thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe posaçërisht dëshmitë konkrete për dënime të, siç thuhet, “niveleve të larta të përfshira në korrupsion”, janë bërë pjesë të kushtit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Mosmarrja e hapave të fuqishëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përveç tjerash, sipas drejtorit ekzekutiv të organizatës “Fol”, Petrit Zogaj, po rrezikon funksionimin e shtetit të së drejtës dhe ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Në tetë vjetët e fundit, kur kemi shtetin e pavarur, kemi një situatë kur ditën punohet me ligj, natën punohet me ligj të mafisë ose ligje që janë antishtet, antiinstitucione dhe antishoqëri. Kjo e bën të pamundur që të kemi respektim të ligjeve, derisa ka njerëz që janë kundër atyre dhe i pengojnë në çdo variant që ligji të zbatohet”, shprehet Zogaj.
Përderisa kemi këtë situatë, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk arrihet të luftohen, sipas Zogajt, niveli i këtyre dy dukurive do të rritet në përmasa shkatërruese për shtetin e Kosovës.
“Ne kemi krijuar një nivel të tolerancës së krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili nga një pjesë e shoqërisë nuk kundërshtohet, sepse në një nivel apo në një tjetër, do të jetë pjesë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duhet të jesh i korruptuar për të korruptuar një politikan për ta marrë një vend të korruptuar dhe nga një pjesë tjetër e pazëshme, e cila e ka humbur besimin që aktiviteti i saj apo tij mund të përmirësojë sistemin politik institucional dhe shtetëror”, thotë Zogaj për Radion Evropa e Lirë.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vazhdimisht kanë deklaruar largimin nga postet publike të të gjithë zyrtarëve që janë përfolur për përfshirje në afera korruptive.
Ata shprehen se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po bëhet më e “ashpër” dhe angazhimi në këtë drejtim është marrë seriozisht.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













