Lajme
Kosovarët e duan Ulqinin: 250 mijë pushues deri më tani
Deri më tani në Ulqin kanë shkuar për pushime më shumë se 250 mijë kosovarë, të cilët realizuan mbi 2,5 milionë fjetje
Bregdeti i Ulqinit vazhdon të mbetet destinacion i preferuar për shumë turistë kosovarë, të cilët janë mësuar me vite këtë plazhet e këtij qyteti. Sipas drejtorit të Lidhjes Turistike të Kosovës, Shkelzen Rizaj, deri tani në Ulqin kanë shkuar për pushime më shumë se 250 mijë kosovarë, të cilët realizuan mbi 2,5 milionë fjetje.
Për kosovarët, thotë Rizaj, është e rëndësishme që Mali i Zi dhe Ulqini njihen si destinacione të sigurta. Rizaj ka thënë për “Vijesti” se promovimi turistik i Ulqinit në Kosovë është i dobët, sepse “gjithçka përfshihet në dy-tre ditë të panairit të turizmit në Prishtinë”.
Sipas fjalëve të tij, turistët kosovarë “nuk kanë ankesa në punën e policisë së Ulqinit, por kanë për ngarkesat në komunikacion, parking, pritjet e panevojshme në kufi”. Por, pavarësisht kësaj, Ulqini mbetet destinacion shumë i preferuar për pushime. Plazha e madhe dhe ajo e vogla përfshirë edhe ishullin ada, e bëjnë Ulqinin të veçantë për turistë.
Për shumë pushues, sigurimi rrugor në Mal të Zi që vlen për kosovarët, 15 euro për 15 ditë, konsiderohet i panevojshëm.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












