Lajme
Në Kosovë, s’ka pagesë të autostradës as gjatë vitit 2017
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku tha se “së paku deri në fund të vitit 2017 nuk po planifikohet të vendoset ndonjë taksë për shfrytëzimin e autostradës”
Derisa autoritet në Tiranë kanë zgjedhur kompaninë për koncesionimin e “Rrugës së Kombit” për 30 vjetet e ardhshme dhe kanë caktuar tarifat rrugore në pjesën shqiptare, autoritete kosovare as në vitin 2017 nuk do të aplikojnë taksa rrugore për Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku tha se as gjatë vitit 2017, Qeveria e Kosovës nuk është duke planifikuar vendosjen e ndonjë takse për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, nga fshati Gjurgjicë, e deri në pikën kufitare në Morinë.
“Së paku deri në fund të vitit 2017 nuk po planifikohet të vendoset ndonjë taksë për shfrytëzimin e autostradës. Ta them të drejtën aktualisht nga Gjurgjica e deri në Morinë janë 60 kilometra autostradë, dhe sikur tash ta shpallim një tender, unë besoj se nuk do të kemi ndonjë ofertë serioze. Kështu që po presim edhe pak”, ka thënë ministri Zharku për gazetën “Zëri”.
Ai më tej thotë se gjatë vitit që vjen Qeveria e Kosovës do të fillojë përgatitjet për koncesionimin e autostradës, pasi që, sipas tij, gjatë vitit 2018 do të përfundojë edhe ndërtimi i autostradës “Arben Xhaferi”, autostradë kjo që lidh Kosovën me Maqedoni.
“Kur të kryhet edhe autostrada e dytë atëherë po besoj se do të kemi më shumë interesim”, ka thënë më tej ministri Zharku.
Ai thotë se Qeveria e Kosovës po ashtu është duke pritur edhe përfundimin e procesit për koncesionimin e autostradës në territorin e Shqipërisë. “Po presim ta shohim se si po funksionon në atë anë, pasi që deri më tash atyre procesi për këtë qëllim iu ka dështuar dy herë”, shtoi ministri Zharku.
Ministri Zharku thotë se gjatë këtij viti Qeveria e Kosovës po planifikon të përmbyllë procesin e vendosjes së 8 pikave të shitjes së derivateve në të dyja anët e autostradës. Sipas tij, katër pika do të jenë në njërën anë dhe katër të tjera në anën tjetër. Ai shpreson se vendosja e pikave të derivateve në autostradë do t’i ndalë edhe vjedhjet e shumta në autostradë që janë duke ndodhur në vazhdimësi.
Ndryshe, në pjesën shqiptare, nga vitit tjetër “Rruga e Kombit” do të bëhet me pagesë. Për vetura taksat do të jenë 5 euro një kalim.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












