Bota
71 miliardë dollarë, dëmet nga fatkeqësitë natyrore më botë
Katastrofat natyrore, si tërmetet dhe zjarret, në gjysmën e parë të vitit 2016 do t‘i kushtojnë ekonomisë botërore 71 miliardë dollarë, ose 62 miliardë euro, njoftoi kompania zvicerane e sigurimit, “Swiss Re”.
Kjo shumë është 38 për qind më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të kaluar, thanë nga “Swiss Re”, e dyta nga madhësia e organiztave të sigurimit në botë, duke shtuar se vetëm tre miliardë dollarë dëme janë të lidhura me veprimet e njerëzve, ndërsa pjesa tjetër i atribuohet fatkeqësive natyrore.
Numri i viktimave në njerëz, megjithatë, në gjysmën e parë të vitit 2016 ishte dy herë më i ulët se në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, me 6.000 viktima në ngjarjet katastrofike, thonë në “Swiss Re”, përcjell albinfo.ch.
Industria globale e sigurimeve ka mbuluar 44 për qind të humbjeve të lidhura me fatkeqësitë natyrore, që arrin në 31 miliardë dollarë, 51 për qind më shumë se në gjysmën e parë të vitit 2015.
Në gjysmën e parë të këtij viti ishin stuhitë më të shtrenjta shkatërruese në SHBA dhe Evropë.
Tri fatkeqësitë natyrore të ndara u kanë kushtuar organizatave të sigurimit amerikan pak më shumë se 7 miliardë dollarë.
Në Evropë, në fund të majit dhe fillim të qershorit ishte goditur Franca dhe Gjermania, veçanërisht nga rrufeja dhe përmbytjet.
Humbjet totale të oragnizatave të sigurimit nga këto stuhi dhe përmbytje në Evropë arritën 2.8 miliardë dollarë, thotë një raport tjetër i “Swiss Re”.
Japonia, megjithatë, në muajin prill u godit nga një seri tërmetesh vdekjeprurëse, ku humbën jetën 64 njerëz.
Kostoja e sigurimit ka tejkaluar 5.6 miliardë dollarë, thuhet në deklaratë.
Në anën e kundërt të botës, në Ekuador, tërmetet kanë shkatërruar urat dhe ndërtesat dhe vranë 668 persona. Edhe pse kjo ishte ngjarja më vdekjeprurës në gjysmën e parë të vitit, për shkak të mbulimit të ulët nga ana e sigurimit, kostoja e mbulimit arriti në vetëm 400 milionë dollarë, shton “Swiss Re”.
Zjarret shkatërruese në krahinën veriore të Kanadasë kanë nxitur evakuimin e 100.000 personave dhe mbylljen e prodhimit në objekteve të naftës.
Humbjet e kompanive të sigurimit arritën në 2.5 miliardë dollarë, pasi zjarret e përmendura janë ndër më të shtrenjtat në historinë e industrisë së sigurimeve, thonë në “Swiss Re”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












