Lajme

Shqipëria shpërblen edhe Rashicën e Shalën

Për 23 lojtarët që ishin në Francë dhe stafin e kuqezinjve, shpërblimi ka qenë rreth 31 mijë euro, ndërsa për katër futbollistët që u larguan pak para evropianit, Rrahmani, Shala, Rashica e Gjimshiti shpërblimi ka qenë 8 mijë euro

Edhe pse braktisën kombëtaren e Shqipërisë për t;iu bashkuar Kosovës, Milot Rashica dhe Herolind Shala janë shpërblyer nga Federata Shqiptare e Futbollit për pjesëmarrjen në parapërgatitjet për pjesëmarrje në Evropianin Franca 2016. Shala dhe Rashica ishin në kanë qëndruar në grumbullim me kuqezinjtë në Austri.

Ndryshe, Qeveria e Shqipërisë ka shpërndarë  premitë për kuqezinjtë, ku jashtë saj nuk kanë mbetur as ata që nga disa analistë po cilësohen si “tradhtarë”.

Për 23 lojtarët që ishin në Francë dhe stafin e kuqezinjve, shpërblimi ka qenë rreth 31 mijë euro, citon Express. Ndërsa për katër futbollistët që u larguan pak para evropianit, Amir Rrahmani, Herolind Shala, Milot Rashica dhe Berat Gjimshiti shpërblimi ka qenë 8 mijë euro.