Lajme
Biden falënderon Kosovën që nderoi birin e tij
Nga dita e sotme, zyrtarisht rruga Ferizaj Gjilan do të mbaj emrin “Beau Biden”, djalit të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden. Ky i fundit tha se nga tash, breza pas brezi, familja Biden do të vijë në Kosovë për të vizituar këtë rrugë
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u shpreh i emocionuar pasi rruga Ferizaj-Gjilan do të mbaj emrin e djalit të tij të ndjerë, që pas luftës shërbeu në Kosovë. Ai tha se nga tash, breza pas brezi, familja Biden do të vijë në Kosovë për të vizituar këtë rrugë.
Në ceremoninë e përurimit të rrugës “Beau Biden” që u mbajt në Sojevë të Ferizajt zëvendëspresidenti amerikan me plot emocion prezantoi anëtarët e familjes së djalit të tij, nipin e mbesën. “Çdo Biden do të vije për ta shikuar këtë rrugë për nder të babit, gjyshit ose stërstërgjyshërit. Unë besoj në Kosovën që do ndërtoni një Kosovë të lire ku ëndrrat e shpresat e kosovarëve që janë mohuar aq kohë”, tha Biden
Ai tha se familja e tij i janë mirënjohës Kosovës për nderimin e djalit të tij. Ai ka zbuluar se djali i tij i ndjerë, Beau ishte i dashuruar në Kosovën ashtu siç ishte dashuruar edhe vet ai më pas.
“Beau ishte shumë i kujdesshëm dhe kur erdhi këtu u patë dashuruar me këtë vend, ashtu siç u pata dashuruar unë. Më kujtohet kur u pata kthyer në shtëpi dhe i pata treguar Jillit (bashkëshortes) se çfarë vendi i mirë ishte këtu”, ka thënë Biden, duke shtuar, “Në emër të familjes time, ju jemi mirënjohës dhe jemi shumë të prekur me këtë gjest”.
E kam vizituar shumë herë këtë rajon kur kam qenë senator. Vizita ime e parë ka qenë në mesin e viteve 70-ta, e dyta si zëvendëspresident në Kosovë. Këto vizita kanë qenë sepse kam besuar shumë në prospektivitetin e këtij vendi”, ka thënë Biden, duke i porositur liderët institucionalë të vendit, që ta përmbyllin çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të vazhdojnë dialogun me Serbinë, të ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe të vazhdojnë luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa kanë treguar një angazhim të vendosur për vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë edhe Demarkacionin, që nuk ka të bëjë me dialogun e Brukselit, por që ndërlidhet me kthesat dhe ndryshimet që duhet t’i bëni në marrëdhëniet tuaja me fqinjët”, ka thënë Biden.
“Ndërkaq kur është në pyetje dialogu i Brukselit duhet të ecet përpara drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Do të jetë e vështirë po është e domosdoshme”, është shprehur nënpresidenti amerikan.
Zëvendëspresidenti Joe Biden, i kaloi orët e paradites të mërkurën duke takuar liderët e Kosovës, të cilëve ua rikonfirmoi miqësinë personale dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për Zëvendëspresidentin amerikan, Kosova gjatë periudhës kohore prej presidentit të ndjerë Rugovës e deri më sot, te Majlinda Kelmendi, ka shënuar shumë progres dhe zhvillim, ndonëse ka ende sfida për të kaluar. Por për një gjë siguroi, se Amerika do të jetë gjithmonë aleat i kosovarëve.
“Pot, është detyrë e qeverisë që të merret me korrupsionin dhe krimin. Është detyrë e ekzekutivit që t’i largojë zyrtarët e korruptuar e t’i dënojë kriminelët”, tha Biden në konferencën e cila nisi rreth orës 11:15 me 15 minuta vonesë, ani pse gazetarët kishin qëndruar duke pritur nga ora 7 e mëngjesit.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, na përurimin e rrugës “Beau Biden”, ka vlerësuar lartë figurën dhe kontributin e djalit të zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden. Ai ka theksuar se Beau Biden është njëri nga amerikanët e parë që ka shërbyer me zell dhe dashuri për Kosovën.
“Baeu si jurist i ri, ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve, duke ndihmuar prokurorët dhe gjykatësit vendorë që ta fitojnë eksperiencën e tyre në zhvillimin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa vlerësoi lartë figurën e Beau Biden. Ai tha se familja Biden nuk ka nevojë për ftesë për ta vizituar Kosovën, pasi Kosova është edhe shtëpia e tyre. “Ju jeni miqtë e Kosovës, ju nuk keni nevojë për ftesë për ta vizituar Kosovën sepse ju tash vini në shtëpinë tuaj”, tha Mustafa.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka theksuar se Beau Biden, gjatë kohës që ka shërbyer në Kosovë ka lënë vlera të njeriut të madh. “Çdo qytetar, çdo familje do të përkujtojë, do të nderojë përkujtimin për Beau Biden”, tha Haziri, duke shtuar se ai do të kujtohet po ashtu për solidaritet, për përkushtimin e tij për vendosjen e rendit, respektimi e të drejtave të pakicave etj.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











