Lajme
Biden garanton kosovarët: SHBA gjithmonë në anën tuaj
Gjatë takimeve që zhvilloi në Prishtinë, zëvendëspresidenti Biden ka inkurajuar kosovarët që të zhvillojnë dialogun me Serbinë, ndërsa tha se një Kosovë e suksesshme do të thotë një rajon i suksesshëm
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka ritheksuar edhe një herë, së shteti i tij do të jetë në anën e Kosovës dhe do ta mbështesë atë në procesin integrues dhe demokratik. Gjatë takimeve që zhvilloi në Prishtinë me liderët institucionalë kosovarë, ai i ka inkurajuar ata që të zhvillojnë dialogun me Serbinë, ndërsa tha se një Kosovë e suksesshme do të thotë një rajon i suksesshëm.
Biden ka thënë se SHBA-të kanë investuar mbi 2 miliardë euro në Kosovë dhe këtë e kanë bërë për shkak se dëshirojnë të ndihmojnë në krijimin e shtetndërtimit.
“SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë krah Kosovës, për t’u bërë një demokraci me prosperitet. Dhe këtë nuk po e them vetëm sa për ta thënë. Nëse ju arrini sukses edhe rajoni do të ketë sukses. Vizioni ynë i botës është që të ketë një Evropë të plotë të lirë dhe të bashkuar”, deklaro ai.
Kjo, sipas tij, ka rëndësi edhe për SHBA-në. “Për shkak të asaj që keni punuar ju jeni në një pozitë ku bota po ju njeh. Po bëni gara edhe me emrin tuaj. E keni parë Majlindën, e cila duhet të jetë shumë e fortë pasi e çonte atë medalje aq të rëndë”, deklaroi Biden, duke kërkuar bashkim të politikës vendore.
“E dini që ende janë plagët e luftës të freskëta. Por e vetmja mënyrë për Kosovën që të ec përpara është të përbashkët dhe të avancoj bashkimin. Ju përgëzoj për pjesëmarrjen në Starograc duke nderuar viktimat serbe në Kosovë. Hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrë Kosova dhe si munden SHBA-të të ndihmojnë në këtë drejtim. Kjo kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe negociata paqësore me fqinjët tuaj. Madje edhe me armiqtë tuaj”, tha ai, citon Zëri.
Ndërsa presidenti Thaçi ka folur edhe për raportin me Serbinë duke thënë se një pajtim do të ndodhë së shpejti mes vendeve. Ndërkohë që ka thënë edhe njëherë se demarkacioni është në rregull dhe marrëveshje e drejtë.
“Është nder i madh që ju vizitoni shtetin tonë të pavarur për herë të dytë. Kosova e sotme është shumë më ndryshe nga Kosova e cila luftonim 20 vite më parë. Kosova sot është shumë më ndryshe. Jemi bërë anëtarë të organizatave të rëndësishme botërore. Kosova si shtet i pavarur dhe sovran e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”, tha ai.
Thaçi i premtoi zëvendëspresidenti amerikan se edhe çështja kufitare me Malin e Zi do të përmbyllet shpejt.
“Marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e drejtë. Ky vendim i Parlamentit do ta forcoj shtetësinë tonë dhe do t’i jap fund izolimit të qytetarëve tanë për të lëvizur pa viza drejt zonës shengen. Pa demarkacionin dhe ma formimin e Asociacionin, Kosova do të mbetet e izoluar nga bota apo edhe e lënë anash nga SHBA dhe BE”, tha presidenti kosovar.
Biden u takua edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Kryeministri Isa Mustafa përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë zhvilluar një takim të frytshëm me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden. Ai ka thënë se është i bindur se kjo vizitë do të ndikoj në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.
Pas takimit me liderët institucionalë, zëvendëspresidenti amerikan do të vazhdoj vizitën në rajonin e Ferizajt. Atje ai do të marrë pjesë në ceremoninë që zhvillohet afër kampit Bondtell, ku autoritete kosovare ia kanë vënë emrin rrugës Gjilan-Ferizaj “Beau Biden”.
Beau Biden është djali i ndjerë i zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Joe Biden i cili kishte ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit.
Beau kishte punuar në Kosovë në vitin 1998-99 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE).
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











