Lajme
Albanologë nga mbarë bota “zbresin” në Prishtinë
Edicioni i 35-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të sjell kurse intensive për mësimin e gjuhës shqipe për të huajt, ligjërata me tema nga historia, kultura dhe letërsia shqipe, si dhe dy sesione shkencore dhe disa tryeza akademike
Prej 15 deri më 26 gusht në Prishtinë do t’i zhvillojë punimet Seminari i 35-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ndonëse programi i edicionit të sivjetmë ende është në fazën përgatitjes nga ana e Këshillit Drejtues, zyrtarë të këtij Seminari ende nuk mund të thonë me saktësi se cilat do të jenë temat e veçanta. porse, bazë edhe për edicionin të sivjetmë, si rëndom, do të jenë kurset intensive të mësimit të gjuhës shqipes për të huajt, ndërkaq nga aktivitetet përcjellëse do të ketë ligjërata të veçanta të gjuhësisë, të letërsisë, referime shkencore, ligjërata të përgjithshme, tryeza shkencore, disa programe kulturore për t’i njohur seminaristët e huaj me bukuritë natyrore e me veprimtaritë kulturore të Kosovës etj.
Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Rrahman Paçarizi, ka njoftuar e veçanta e edicionit të sivjetmë do jenë dy sesionet shkencore, ai i gjuhësisë “Varietetet e shqipes” dhe sesioni i letërsisë “Koncepti i tjetrit në letërsi”. Po ashtu, në kuadër të këtij seminari do të mbahen edhe disa tryeza shkencore si ajo e gjuhësisë me titull “Shekulli i strukturalizmit”, pastaj tryeza historike “Shqiptarët në shekullin XX: Perspektiva nga historia e jetës së përditshme”, pastaj “Tryeza e doktorantëve – Kulturologji” etj.
Paraprakisht, sipas organizatorëve pjesëmarrjen në këtë seminar e kanë paralajmëruar albanologë të shumë nga e gjithë bota, si dhe shumë studiues që dëshirojnë t’i thellojnë dijet e tyre për gjuhën shqipe.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka një histori jo fort të gjatë por të begatshme. Ai ka nisur aktivitetet në vitin 1974, fillimisht me qëllim që t’i ndihmonte studentët dhe studiuesit e huaj, të cilët interesoheshin për shkencat albanologjike. Qindra studiues të huaj kishin ardhur nga të gjitha vendet e botës në këtë Seminar, e kishin mësuar gjuhën shqipe dhe kishin thelluar njohuritë e tyre për shkencën dhe kulturën shqiptare.
Në vitin 1991 qe ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitin 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë mbajtur në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ndërkaq tash e disa vite Seminari mbahet në bashkëorganzim mes Fakultetit të Filologjisë nga Prishtina dhe atij të Filologjisë dhe Historisë nga Tirana.
Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës, ndërkaq, që prej vitesh e ka zyrën e Seminarit, revistën e seminarit si dhe ka një buxhet të përvitshëm nga Ministria e Arsimit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












