Lajme
Nën hetime, 33 “peshq” të mëdhenj
Në nivelin e përgjithshëm, numri i lëndëve të deponuara nëpër gjykata, që kanë të bëjnë vetëm me korrupsionin janë rreth 400. Ndërsa vetëm “peshq të mëdhenj” janë 33
Janë mbi 33 raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë, përfshirë edhe nivelet ministrore që po shqyrtohen nga Prokuroria e shtetit. Kështu ka deklaruar kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi, si[pas të cilit, gjysma nga 33 rastet janë ngritur akuzat, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të lartë shtetërorë.
Kryeprokurori ndërkaq nuk bëri me dije profilet e sakta të atyre që janë nën akuza, por tha se i mbetet gjykatave që të vendosin përfundimisht për këto raste.
Pak javë më parë një ministër i Qeverisë së Kosovës, Ferid Agani, dha dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës nga Kryeprokurori i Shtetit, për shpërdorim detyre dhe fondesh për shërim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore. Ministri Agani u akuzua për shpërdorim detyre në kohën kur ishte minstër i Shëndetësisë në qeverinë e mëhershme.
“Ne jemi duke i trajtuar 33 raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë dhe kemi ngritur 19 akuza. Konsiderojmë se të gjitha akuzat janë të nivelit të lartë duke përfshirë nga ministrat e deri tek zyrtarët e lartë shtetërorë. Tani presim nga gjykata që këto lëndë t’i trajtojnë me prioritet dhe të shohim se çfarë aktgjykime do të merren në procedurën penale në gjykatë”, ka thënë Lumezi.
Gjykatat në Kosovë ndërkaq kanë shpallur një numër vendimesh për rastet e korrupsinonit, por asnjë të nivelit të lartë ose të niveleve ministrore. Kosova në raportet ndërkombëtare është cilësuar si vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe me, siç thuhet, “kulturë të pandëshkueshmërisë”.
Së fundi fuqizimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe rezultatet konkrete në këtë luftë janë shndërruar në kushtin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ndërkaq në nivelin e përgjithshëm, numri i lëndëve të deponuara nëpër gjykata, që kanë të bëjnë vetëm me korrupsionin janë rreth 400 lëndë. Kështu ka deklaruar më herët për mediet lokale të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është njëri ndër kushtet e BE-së për liberalizim vizash.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











