Bota
Vret me thikë së paku 19 persona me të meta
I dyshuari, në stacionin policor është paraqitur me fjalët: “Unë e kam bërë”. Ndërsa gjatë marrjes së parë në pyetje ai ka shtuar se “të gjithë personat me të meta duhen zhdukur”
Në një qendër për personat me nevoja të veçanta në afërsi të Tokios, në Japoni, ka ndodhur mbrëmë një masakër e vërtetë. Një person ka goditur me thikë dhe ka vrarë së paku 19 njerëz ndërsa 26 të tjerë i ka plagosur, 20 prej të cilëve kanë marrë plagë të rënda.
Personi i dyshuar i është paraqitur vetë policisë dhe mbahet në arrest, shkruajnë mediat botërore.
Policia bën të ditur se personi i përmendur, në stacionin policor është paraqitur me fjalët: “Unë e kam bërë”, transmeton albinfo.ch. Ndërsa gjatë marrjes së parë në pyetje ai ka shtuar se “të gjithë personat me të meta duhen zhdukur”.
Mediat po ashtu raportojnë se ky person ka qenë më parë punëtor i kësaj qendre dhe se banonte në qytet.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












