Lajme
“Rruga e Kombit” bëhet me pagesë: 5 euro kalimi për vetura
Kompania turke do të marrë me koncesion për 30 vjet “Rrugën e Kombit”, duke vendosur një taksë për automjetet që do të kalojë. Taksa do të jetë 5 euro për çdo makinë
Kompania turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, ka paraqitur ofertën më të mirë për subvencionim të autostradës Milot-Morinë në propozimin e paraqitur nga Ministria e Transporteve e Shqipërisë. Sipas këtij propozimi kalimi i këtij aksi rrugor që njihet si “Rruga e Kombit” do të jetë 5 euro për automjetet e rëndomta.
Sipas një njoftimi lëshuar nga mediet lokale, kërkesë për subvencion përmban shumën 5,6 milionë euro investim fillestar të propozuar në shumën 50,6 milionë euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320 milionë euro.
Kështu, kjo kompani do të marrë me koncesion këtë aks për 30 vjet, duke vendosur një taksë për automjetet që do të kalojë. Taksa që do të duhet të paguajnë autoveturat do të jetë 5 euro për çdo makinë. Ndërsa, për banorët përreth zonave, që ndodhen përgjatë kësaj autostrade, Ministria e Transporteve po punon që kalimi të jetë falas ose me një tarifë të vogël simbolike, të cilët do të pajisen me kartë.
Sa u përket automjeteve të shërbimeve, të tilla si autobusët, furgonët, kamionët që kryejnë këtë aks disa herë në ditë, kjo pjesë ende nuk është negociuar me kompaninë turke.
Syri.net mëson se në muajt shtator-tetor 2016 pritet që të diskutohet kontrata mes Ministrisë dhe kompanisë për të bërë kategorizimet e sakta për automjetet dhe çmimet respektive. Tarifat për këtë kategori, pra për autobusët e kamionët do të jenë më të larta se 5 euro, por kufiri i saktë mbetet do të përcaktohet në shtator-tetor nga bisedimet.
Pas vendosjes së këtyre tarifave, aplikimi i pagesës për këdo që do të kalojë në autostradën Milot-Morinë do të fillojë 6 muaj më vonë, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










