Lajme
Pesë xhihadistë kosovarë dënohen më 49 vjet burg
Sipas Prokurorisë kosovare, të pandehurit kanë pasur për qëllim, që videon propaganduese afër liqenit të Badovcit në Prishtinë ta publikojë në internet, duke iu treguar botës se ISIS ka shtrirje edhe në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 49 vjet burg pesë qytetarë të Kosovës të dyshuar përgatitje të veprave terroriste. I njohur si rasti i “Badovcit”, kosovarët me flamuj të Shtetit Islamik (ISIS) kishin bërë betimin se do të jenë luftëtarë të devotshëm të fesë. Ata u zënë në flagrancë nga Policia e Kosovës dhe pas disa seancave gjyqësor sot u dha verdikti për ta.
Sipas vendimit të gjykatës, Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12 vjet, Milazim Haxhija me 10 vjet e 3muaj, Enis Latifi me 10 vjet dhe Fehmi Musa me 4 vjet burg.
Sipas aktakuzës të pandehurit Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i “Badocit”, liqen ky afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste ISIS.
Sipas prokurorisë ata ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.
Prokurorja e rastit Drita Hajdari tha se qëndron pranë aktakuzës dhe se është e bindur se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat ata akuzohen, prandaj kërkoj dënimin e tyre.
Mbrojtësit e të akuzuarve në fjalët e tyre përfundimtare kanë thënë se Prokuroria nuk ka arritur të provojë me prova dhe fakte fajësinë e të mbrojturve të tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













