Lajme
Demarkacioni vë në sprovë koalicionin PDK-LDK
Përveç që do të jetë një temë e nxehtë ndërmjet opozitës dhe mazhorancës, kjo çështje, sipas ekspertëve e vë në peshore edhe vazhdimin e koalicionit të madh, PDK-LDK
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të parën herë pas një viti kur u nënshkrua marrëveshja në Vjenë, e vë në debat Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. Përveç që do të jetë një temë e nxehtë ndërmjet opozitës dhe mazhorancës, kjo çështje, sipas ekspertëve e në peshore edhe vazhdimin e koalicionit të madh- PDK-LDK.
Ky koalicion, është cilësuar si koalicioni i elefantëve e ndonjëherë edhe si koalicion që vret demokracinë e brendshme, vazhdon të çalojë në shuamë aspekte. Ndërsa sprova e vëret pas dialogut dhe marrëveshjeve me Serbinë dhe zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës, është ratifikimi i Demarkacionit, kërkesë edhe e ndërkombëtarëve.
Megjithatë, deklaratat e zyrtarëve të caktuar të LDK-së e në disa raste edhe të atyre të PDK-së që parashikojnë edhe prishjen e koalicionit për shkak të mungesës së unitetit për ratifikimin e Demarkacionit, nuk i shohin si kërcënim për qeverinë aktuale shumë nga figurat kryesore politike të dy partive në pushtet dhe as analistët politik.
Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati mendon se Demarkacioni nuk po e ndanë PDK-në me LDK-në, por ka deputetë të dyja partive që i kanë bindjet e tyre ndryshe, krahasuar me Marrëveshjen aktuale që ka nënshkruar qeveria e Kosovës me atë të Malit të Zi, raporton REL.
“Tani e kemi situatën për dhe kundër. Më tepër është çështje e bindjeve të deputetëve, sesa diçka partiakisht. Unë nuk kam vërejtur diçka të tillë. Nuk kam vërejtur dallime të shumta ndërmjet PDK-së e LDK-së, sepse ka deputetë në LDK, ku shumica i thonë po, por ka që janë kundër, por ka edhe në PDK po ashtu. Ndërsa opozita është më e unifikuar në lidhje me këtë çështje”, është shprehur Ferati.
Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj nuk beson në sinqeritetin e deputetëve dhe zyrtarëve të partive në pushtet, kur flasin për prishjen e koalicionit për shkak të disa çështjeve parimore.
Sipas tij, deputetët dhe zyrtarët e këtyre partive, më shumë po i shfrytëzojnë disa çështje të ndjeshme për realizimin e interesave personale. Si shembull ai merr votimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili u zgjodh në këtë post, pavarësisht premtimeve të një grupi të deputetëve se asnjëherë nuk do ta bënin një gjë të tillë.
“Zyrtarë të partive politike në koalicion do të ndërrojnë mendjen edhe duke pas parasysh presionin që mund t’u bëhet nga ana e partive dhe nuk e besoj në fakt që ata mund të jenë aq të fuqishëm sa të qojnë deri në plasaritjen, përçarjen apo edhe prishjen eventuale ët koalicionit. Pra, gjithë këtë zhurmë unë besoj se e bëjnë vetëm për përfitime politike, personale”, ka vlerësuar Mushkolaj.
Në qëndrueshmërinë e koalicionit beson edhe zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi. Sipas këtij të fundit, janë konceptet qeverisëse e programore ato që e mbajnë gjallë apo jo një qeveri të koalicionit dhe jo deklaratat e individëve.
Por, për prishjen e koalicionit, kanë folur qoftë deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani apo në anën tjetër, disa zyrtarë të LDK-së, si Vjosa Osmani, Adem Salihaj e së fundit edhe ministrja Hykmete Bajrami. Sipas analistëve, nëse Demarkacioni nuk ratifikohet, atëherë ka mundësi që vendi të shkoj në zgjedhje, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











