Mijëra të papunë do të mbeten pa sigurimet e tyre
SECO: Në prill, mund të mbesin pa sigurimet e tyre rreth 14 mijë deri 16 mijë të papunë
Shkalla e papunësisë do të shënoi rënie në mënyrë të konsiderueshme gjatë muajit prill në Zvicër, njofton portali 20min.ch.
Jo për shkak të faktorëve sezonal dhe të një ekonomie të qëndrueshme, të cilat ndikojnë në uljen e papunësisë por për shkak se hyjnë në fuqi ndryshimet e ligjit të papunësisë, me të cilin 16 mijë të papunë mund të mos figurojnë më në listat e të papunëve. Ndryshimet e ligjit të papunëisë ishin votuar me referendum në shtator të vitit të kaluar.
Në muajin prill, sipas vlerësimeve të Sekretariati Shtetëror të Çështjeve Ekonomike (SECO), mund të mbesin pa sigurimet e tyre rreth 14 mijë deri 16 mijë të papunë.
Mirëpo sipas tyre, statistika të sakta mund ofrohen vetëm në muajin qershor, ngase ende nuk dihet se sa prej tyre kanë gjetur një vend pune para se të hyjnë në fuqi ndryshimet e ligji te ri të papunësisë.
“Inkurajuese është se numri i të papunëve gjatë muajve shkurt dhe mars ka rënë dukshëm, më shumë se sa pritej”, ka thënë kryetari i Sekretariati Shtetëror të Çështjeve Ekonomike (SECO), Serge Gaillard.
Edhe më e pasigurt është se si njerëzit reagojnë në situata të reja.
Rreth katër të pestat e të regjistrit të kontrolluar pas humbjes së privilegjit nuk figurojnë më në zyrat rajonale të punësimit (RAV), ku ishin të regjistruar më parë si të papunë.
Sipas SECO-s besohet se 11 deri 15 për qind e përfituesve janë të nxitur për një mirëqenie më të mirë. Nga ana tjetër sipas Konferencës Zvicerane për Ndihmë Sociale (SKOS), pritet që rreth 30 për qind të papunëve të kenë nevojë për asistencë sociale.
Në shtator të vitit të kaluar, qytetarët zviceranë, votuan për reforma të Ligjit për sigurim të papunësisë (ALV-LAC).
Me ndryshimet e ligjit, do të preken më së shumti të rinjtë të papunë nën moshën 25 vjeç, që nuk kanë fëmijë.
Ata për një vit punë, do të kompensohen vetëm 200 ditë, përafërsisht 9 muaj nga ditët e siguruara në rast të papunësisë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










