Lajme
Kriza në Maqedoni, zgjidhja shihet nga jasht
Analistët politikë në Shkup, kërkojnë një trysni më të madhe nga BE dhe SHBA mbi faktorin politik për të gjetur një zgjidhje në Maqedoni
Stërzgjatja e krizës politike në Maqedoni ua ka humbur durimi edhe bashkësisë ndërkombëtare, e madje ka frenuar shtetin në të gjitha proceset, përfshirë edhe atë euro-integruese. Analistët në Shkup, kërkojnë një trysni më të madhe nga BE dhe SHBA mbi faktorin politik për të gjetur një zgjidhje kalimtare.
Partitë politike nuk po arrin të gjejnë një zgjidhje sa i përket listës reformës zgjedhore dhe medieve. Takimet e fundit të liderëve partiak u mbyllën pa epilog, pavarësisht thirrjeve të të dërguarit të Qeverisë gjermane, Johannes Haindl, për të paktën mbylljen e disa pikave të marrëveshjes së Përzhinës.
I pyetur se mund të pritet masa ndaj Maqedonisë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes së arritur me ndihmën e ndërkombëtarëve, Denko Maleski, ish-ministër i Punëve të Jashtme, thotë se asgjë nuk duhet përjashtuar, tani pas vendimit të Brukselit për shkurtimin e fondeve IPA.
“Për fat të keq, kemi ardhur edhe te një fazë e tillë. Kjo që po ndodh me shkurtimin e fondeve dedikuar Maqedonisë, flet se kemi ardhur në fazën e sanksioneve të reja”, ka thënë ai citin REL.
“Ndërkombëtarët janë shumë të kujdesshëm ndaj nesh duke marrë parasysh brishtësinë e shtetit në rast të ndërprerjes së ndihmave financiare dhe reagimit të popullatës, problemeve të brendshme ndëretnike, problemeve me fqinjët, e kështu me radhë. Por, kjo është logjika e presionit që politikanët të kthehen në rrugën e euro-integrimit dhe të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e vendit. Pra, sanksionet nuk përjashtohen”, vlerëson Maleski
Vizitat e shumta të përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe presionet e vazhdueshme ndaj politikanëve, njohësi i çështjeve politike, Sefer Tahiri, i sheh si shansin e fundit për arritjen qoftë edhe të një zgjidhjeje të pjesshme.
Në këtë kuadër, ai e sheh edhe vizitën e radhës të ndihmëssekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, e cila të hënën do të qëndrojë në Shkup.
“Ndoshta do të ketë një kompromis sa për të tejkaluar krizën, megjithatë ai nuk do të jetë i plotë. Pra, mund të ketë një zgjidhje sa i përket listës zgjedhore dhe reformave në media, por mendoj se zgjidhja nuk do të jetë e plotë në kuptimin që do t’i plotësojë kërkesat e të gjitha palëve. Vizita e zonjës Nuland mund të shihet në këtë funksion, pra në funksion të kapërcimit të krizës…”, thotë Tahiri.
Për moszgjidhjen e krizës, Tahiri fajëson partitë në pushtet, të cilat me veprimet e shumta që kanë ndërmarrë deri më tani, kanë bërë që gjërat të mos lëvizin nga pika zero, që nga pengesat në punën e Prokurorisë Speciale, në media duke refuzuar zgjidhjet edhe të ekspertëve të njohur ndërkombëtar, e deri te Kuvendi duke miratuar shpërbërjen e tij dhe caktuar datën e zgjidhjeve pa konsensus me opozitën.
Alajdin Demiri, ish-diplomat dhe njohës i çështjeve politike, nuk beson se mund të ketë zgjidhje të shpejtë.
Ai thotë se vizita dhe presionet nga jashtë duhet të vazhdojnë pandërprerë, të paktën për të arritur organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, që i sheh si shprehjen e fundit për ndryshime në Maqedoni.
“Maqedoninë nuk mundet ta nxjerrin nga kriza aktorët, të cilët e krijojnë dhe çdo ditë e thellojnë krizën. Situata është serioze pasi dalja nga kriza do të thotë zhbërjen e njërës strukturë dhe këtu qëndron çelësi se pse Maqedonia nuk mund të dalë nga kriza”, konsideron Demiri.
Kriza politike në Maqedoni është thelluar në shkurt të vitit të 2015, kur opozita nisi me publikimin e bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve, të cilët po hetohen nga Prokuroria speciale për vepra të ndryshme kriminale. Në korrik të po të njëjtit vit, partitë arritën një marrëveshje. Megjithatë, edhe një vit nga nënshkrimi, nuk janë plotësuar pikat kryesore të saj, që para së gjithash kanë të bëjnë me krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












