Lajme
Nga 20 korriku, policat e sigurimeve paguhen online
Sipas BKS-së, nga 20 korriku, bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë do të mund të pajisen online (përmes internetit) me policën e sigurisë për të hyrë në Kosovë
Nga data 20 korrik, bashkatdhetarët kosovarë që vijnë për pushime në vendlindje mund të pajisen online me policën e sigurisë. Kështu u vendos në takimin që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli realizoi me kryetarin i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacollin
Sipas një njoftimi për media lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli, pas takimeve me bashkatdhetarët, nga të cilët u informua për vështirësitë që u shfaqen atyre në hyrje të Republikës së Kosovës, pritjet dhe kolonat për t’u pajisur me sigurim të makinës, ka takuar edhe kryetarin i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacollin.
“Bashkëbiseduesit u dakorduan që nga 20 korriku, bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë do të mund të pajisen online (përmes internetit) me policën e sigurisë për të hyrë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Veseli ka falënderuar Zyrën e sigurimeve për gatishmërinë dhe mirëkuptimin e evitimit të kësaj vështirësie për bashkatdhetarët.
Ndryshe edhe sivjet tarifat e sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë do të vazhdojnë të jenë të zbritura për 50 për qind për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike.
Drejtori i Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Bankës Qendrore të Kosovës Nexhat Miftari, tregon për Radion Evropa e Lirë, se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për uljen e këtyre tarifave i marrë vitin e kaluar, do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër.
“Vendimi për zbritjen e tarifave të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike, është akoma në fuqi deri në vendimin e ardhshëm. Bashkatdhetarët tanë janë të interesuar që edhe në Kosovë të vlejë kartoni i gjelbër, pasi që sikur kjo të vlente, ata nuk do të kishin pasur nevojë të paguajnë sigurimin kufitare, por që kjo aktualisht nuk mund të realizohet dhe se çdo individ, i cili hyn në Kosovë, duhet të ketë policë të sigurimit të vlefshme për territorin e Kosovës”, sqaron Miftari.
Ndryshe, personat që hyjnë në Kosovë me auto-vetura duhet të paguajnë 15 euro për qëndrimin prej 15 ditësh. Ndërkaq, qëndrimi për një vit kap vlerën e sigurimit prej 205 eurosh. Këto tarifa janë dukshëm më të larta për autobusë dhe kamionë me mbi një ton.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











