Lajme
400 lëndë për korrupsion të deponuara në gjykata
Nga statistikat që ka grumbulluar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, del se numri i lëndëve të natyrës korruptive sillet rreth 400 sosh. Me këtë lindë pritet të merren kryesisht gjyqtarët kosovarë
Në gjykatat e Kosovës aktualisht janë të deponuara rreth 400 lëndë që kanë të bëjnë me korrupsionin në të gjitha nivelet, dhe presin zgjidhje përfundimtare. Kështu ka deklaruar kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, i cili premton se këto lëndë do të trajtohen me kompetencë të plotë nga gjyqtarët vendorë.
Sipas tij, zvogëlimi i kompetencave të EULEX-it, në fushën e sundimit të ligjit, do t’ua mundësojë gjyqtarëve vendorë që të merren me shqyrtimin e të gjitha rasteve të reja gjyqësore, citon gazeta “Zëri”. Idrizi thotë se Gjykatat përparësi u kanë dhënë zgjidhjes së lëndëve penale për të mos ardhur deri te parashtrimi i tyre, ndërsa edhe ato korruptive, siç tha ai mbesin prioritet.
“KGJK-ja ka hartuar edhe një strategji tjetër që ka të bëjë me zgjidhjen e lëndëve të natyrës korruptive. Duke e parë rrezikshmërinë dhe peshën e këtyre lëndëve është paraqitur nevoja që të hartohet ky plan i veprimit dhe tani është në zbatim e sipër, po ashtu edhe lëndëve të natyrës së krimit të organizuar i është dhënë prioritet në zgjidhjen e tyre”, thotë ai.
Sipas Idrizit, është hartuar edhe komisioni, i cili do ta përcjellë zgjidhjen e lëndëve të natyrës korruptive, ku ky komision ka hartuar edhe raportin e dytë, dhe nga statistikat që ka grumbulluar del se numri i lëndëve të natyrës korruptive sillet rreth 400 sosh.
“Të gjitha lëndët janë në procedurë e sipër pavarësisht prej fazave të procedimit penal një numër prej këtyre lëndëve është kryer”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










