Lajme

Maqedonia ndalon importin e veturave të vjetra

Afati i fundit për import të automjeteve të përdorura, ose më të vjetra se viti 2005, ka skaduar më 1 korrik. Tash e tutje mund të importohen vetëm makina me Euro 4 standard ose më lart.

Të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) tregojnë se 70 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë regjistruar vetura që janë më të vjetra se 15 vjet.

Vitin e kaluar janë regjistruar gjithsej 451.72 vetura, prej të cilave mbi 249.408 vetura mbajnë datën e prodhimit të vitit 2001, apo 15 vjet të vjetra. Krahasuar me vitin 2014, brenda një viti numri i makinave të regjistruara është rritur për 14 mijë vetura.

“Gjatë vitit 2015 numri i autoveturave të përdorura, të regjistruara për herë të parë, është rritur për 14 mijë, ndërsa numri i veturave të reja nuk e kalon shifrën mbi 5000 makina”, thuhet në raportin e fundit të ESHS-së, përcjell albinfo.ch.

Siç raporton Koha në Shkup, sipas këtyre të dhënave, nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2015, gjegjësisht brenda një viti, qytetarët mesatarisht kanë blerë 5000 deri në 6000 vetura të reja, ndërsa dy vjetët e fundit numri i veturave të reja nuk e ka kaluar shifrën mbi 3000 makina, apo brenda pesë vjetëve numri i veturave të reja të blera nga sallonet e Maqedonisë kap shifrën prej 20.432 makina.

Kjo i bie të jetë 7 për qind nga numri i përgjithshëm i veturave të regjistruara në Maqedoni gjatë vitit 2015.

Këto të dhëna tregojnë së në rrugët e Maqedonisë më shumë qarkullojnë vetura të përdorura se sa të reja.

Pas heqjes së doganës në vitin 2009 e deri në fund të vitit 2015 qytetarët e Maqedonisë kanë importuar gjithsej 180.635 vetura të përdorura, ndërsa vetura të reja me kilometër zero janë importuar 34.720 sish.

Afati i fundit për import të automjeteve të përdorura, ose më të vjetra se viti 2005, ka skaduar më 1 korrik.

Tash e tutje mund të importohen vetëm makina me Euro 4 standard ose më lart.

Qytetarët e Maqedonisë nga korriku mund të importojnë vetëm automjete më të reja se viti 2005, të cilat përmbushin standardet më të larta në aspektin e ndotjes së ajri