Lajme
Kosova ka 3 mijë përdorues të drogave
Rreth 25 milionë qytetarë të botës, thuhet se janë të varur nga narkotikët, derisa sipas OBSH-së, janë 15.3 milionë qytetarë vuajnë nga sëmundje që shkaktohen prej përdorimit të drogave
Rreth 3 mijë qytetarë të Kosovës janë përdorues të drogave, ndërsa vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 283 raste të posedimit të substancave narkotike dhe 185 raste të konsumimit të tyre. Këto statistika që janë nxjerrë më 26 qershor-Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga, tregojnë se konsumimi dhe bartja e drogës po rritet vazhdimisht.
Këto të dhëna u publikuan në një konferencë organizuar në Prishtinë me rastin e shënimit të Ditës kundër drogës, e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me OSBE-në.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, tha se Kosova tani ka një strategji kundër narkotikëve dhe se institucionet e vendit janë duke bashkëpunuar në luftimin e narkotikëve.
“Policia e Kosovës ka krijuar drejtorinë për luftimin e narkotikëve, ku janë mbi 100 pjesëtarë që merren me çështjen e parandalimit, zbulimit të veprave kriminale që kanë të bëjnë me substancat narkotike. Statistikat flasin se nga Policia e Kosovës këtë vit janë konfiskuar 260 kilogramë të llojit marihuana, derisa heroina është konfiskuar në sasi shumë të vogël, rreth 10 gramë”.
“Kosova e ka një strategji kombëtare kundër narkotikëve, e cila do t’i nënshtrohet vlerësimeve. Ne bashkëpunojmë edhe me mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Kemi një prezencë më të vogël të substancave narkotike që qarkullon në Kosovë, ka ngritje të çmimit që nënkupton se prezenca në treg është më e vogël. Në vitin 2015, në Kosovë është arritur të ketë vetën rreth 250 rrënjë kanabis që do të thotë se kultivohet pak”, tha ai, cito Kpress.
Bajram Nuhiu nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës, tha se tri objektivat në luftimin e narkotikëve janë reduktimi i kërkesës, reduktimi i ofertës dhe bashkëpunimi.
Ndryshe, siç u tha sot në konferencë, në botë llogariten që janë 200 milionë njerëz, të cilët përdorin për herë të parë droga. Sipas statistikave në botë, trendi i përdorimit të drogave, sidomos te shkollarët, është në rritje e sipër. Ndërkaq, 25 milionë qytetarë thuhet se janë të varur nga narkotikët, derisa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë 15.3 milionë qytetarë që pastaj vuajnë nga sëmundje që shkaktohen prej përdorimit të drogave.
Shkaku i përdorimit të pakontrolluar të drogave, vetëm brenda një viti në botë vdesin më shumë 200 mijë persona. Edhe Kosova nuk i ka shpëtuar këtij trendi. Në Kosovë llogaritet se janë rreth 3 mijë persona që abuzojnë me narkotikë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










