Lajme
Deputetët dembel: 2 mijë € pagë, 19 për qind aktiv
Paga bazë e deputetëve të Kosovës është 1488 euro e kur kësaj i shtohen edhe përfitimet arrin në 2000 euro. Në Mal të Zi deputetët marrin 1200 €, në Shqipëri 1080 €, në Maqedoni 1000 € dhe Serbi 860 €
Deputetët e Kuvendit të Kosovës raportohet të kenë pagat më të lartë në rajon, krahasuar me homologët e tyre të vendeve fqinje, ndërsa efikasiteti në punë është shumë i dobët. Deri në 2000 euro thuhet se marrin paga mujore deputetët kosovarë, derisa ata të Serbisë nuk marrin as 1 mijë euro pagë.
Gazeta “Zëri” ka nxjerrë të dhënat e pagave mujore të shteteve të rajonit dhe del se Kosova edhe në krahasim me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë mbetet në top-listë për nga rrogat e deputetëve të saj. Prandaj, sipas njohësve të ekonomisë dhe analistëve politikë, në një vend si Kosova me varfëri dhe papunësi të madhe është e papranueshme që pagat e deputetëve të shkojnë deri në 2000 euro.
Paga bazë e deputetëve të Kosovës është 1488 euro e kur kësaj i shtohen edhe përfitimet tjera si mëditje për pjesëmarrje në seancë, në mbledhje të komisioneve, si dhe udhëtime jashtë vendit, ajo arrin në rreth 2000 euro.
Pas deputetëve të Kosovës të dytët më të paguarit janë ata të Malit të Zi, paga bazë e të cilëve është 1200 euro, pastaj janë deputetët e Shqipërisë me 1080 euro, të Maqedonisë me 1000 euro dhe të Serbisë me vetëm 860 euro.
Në anën tjetër, Kuvendit të Kosovës tanimë është në prag të punimeve verore, ndërsa përmbushja e agjendës legjislative vazhdon të jetë larg synimeve. Sipas platformës për monitorimin e Kuvendit “Vota Ime”, Kuvendi ka realizuar vetëm 19 për qind të agjendës legjislative, kur ka mbetur edhe një muaj deri në përfundim të sesionit pranveror.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










