Lajme
Kosovë, s’ka serum kundër kafshimit nga gjarpri
Për kafshim nga gjarpërinjtë pacientët duhet të mjekohen me serum specifik, por ky barë tash e sa kohë është mungesë në Klinikën Infektive në Prishtinë
Vetëm brenda një muaj, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK) janë sjellë 15 pacientë të cilët ishin kafshuar nga gjarpërinjtë helmues, por skandaloze është fakti se në Klinikën Infektive nuk ka serum kundër helmimit nga gjarpinjtë. Sipas infektologëve, për kafshim nga gjarpërinjtë pacientët duhet të mjekohen me serum specifik.
Xhafer Osmani (50) nga komuna e Skenderajt, tani e gjashtë ditë po qëndron i shtrirë në Klinikën Infektive, pasi ai ishte kafshuar në dorë nga një gjarpër helmues. Edhe pse gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, shprehet i bindur që Osmani do të shërohet.
Drejtori i Klinikës Infektive po ia ka frikën se nëse numri i pacientëve do të rritet, e sidomos atyre që kafshohen nga gjarpërinjtë, atëherë situata në Infektive do të vështirësohet.
Ramadani ka treguar për KosovaPress, se veç kafshimit të gjarpërinjve, është rritur edhe numri i pacientëve të pickuar nga rriqrat, ku nga muaji maj e deri më sot në këtë klinikë janë paraqitur 152 raste dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë pas mjekimit.
“Aktualisht ne në klinikën tonë, i kemi edhe dy raste të cilat po trajtohen nga sëmundja e kafshimit të gjarprit. Që të dy këto raste janë në një gjendje klinike të rëndë, kanë manifestime edhe lokale, në formë të gjakderdhjeve, ënjturit regjioneve tjera, por edhe simptome tjera siç është ulja e tensionit, marramendje, dhimbje koke, të cilët po qëndrojnë në klinikë dhe po trajtohen në mënyrë emergjente nga stafi mjekësor”, tha ai. Gjendja e tyre megjithatë është e rëndë, Ramadani shpreson që falë terapisë që kanë marrë dhe tretmanit që janë duke marrë edhe ata brenda disa ditëve do të dalin me një gjendje të mirë shëndetësore.
Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani nuk është i kënaqur me furnizimin e serumit specifik që përdoret kundër kafshimit të gjarprit.
“Nuk jemi të kënaqur sa i përket furnizimit me atë që quajmë serumin specifik kundër kafshimit të gjarpri. Vazhdimisht po ballafaqohemi me këtë problem, ose po kemi një ose dy ampula, për një ose dy të sëmurë. Në disa raste ka ndodh edhe vetëm me një ampulë”, tha ai.
Ai tregon se gjatë ditës së djeshme në klinikë nuk ka pasur asnjë dozë të serumit, ose të ampulës që është e domosdoshme kundër kafshimit të gjarprit. “Kështu që në këtë drejtim me serum dhe furnizimin fare nuk jemi të kënaqur dhe jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirësuar”, tha Ramadani.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













