Lajme
Investitorët nga diaspora problem me pronat e uzurpuara
Në një raport të publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, thuhet se 368 është numri i shitjes se pronave me uzurpatorë, me vlerë në mbi 105 milionë euro
Disa nga pronat shoqërore që i kanë privatizuar investitorët nga diaspora gjatë procesit të privatizimit, nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë për shkak se disa njerëz të “fuqishëm” të Kosovës, po vazhdojnë ti mbajnë të uzurpuara. Këto uzurpime kanë ndikuar që shumë investitorë të hezitojnë të vijnë në Kosovë.
Arsim Maxhuni nga Gjermania para tri viteve, në njërën nga valët e privatizimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kishte blerë një lokal në Prishtinë, në vlerë prej 200 mijë eurosh. Ka më shumë se tri vjet që nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë pronë, për shkak të problemeve pronësore.
Mehdi Jonuzi, familjar i Arsim Maxhunit, në një bisedë për REL ka treguar rreth problemeve që ata i kanë me këtë pronë.
“Prona është e dhëndrit, e vajzës sime, e cila është në Gjermani. Ata e kanë blerë një lokal në Prishtinë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, dhe këtë lokal e kanë blerë para tri viteve në shumë prej 200 mijë eurosh. Ata i kanë paguar paratë,por prona është e uzurpuar dhe nuk iu është lejuar ta shfrytëzojnë”, thekson Jonuzi.
Për këtë çështje, thotë Jonuzi, kanë angazhuar edhe një avokat, por lënda për këtë rast, e nisur para dy viteve, ende vazhdon të mbetet e pazgjidhur.
Por, lidhur me kontestet pronësore, gjyqtari i materies civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Hasim Sogojeva, në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në zgjidhjen e problemeve pronësore Kosova ka shënuar ngecje.
Sipas tij, është më se e nevojshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të nxjerrë ligje që rregullojnë fushën e pronësisë. Problemet, thotë ai, janë shkaktuar edhe me faktin se një pjesë e dokumentacionit të pronave është marrë nga Serbia, pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Gjyqtari Sogojeva thotë se për zgjidhjen e problemeve të shumta pronësore që ka Kosova është e nevojshme që Serbia ta respektojë marrëveshjen me Kosovën dhe ta kthejë dokumentacionin pronësor.
“Sipas të dhënave që ekzistojnë nga numri i kontesteve në përgjithësi, numri i kontesteve pronësore është afërsisht deri në 30 për qind. Çështja e pronësisë në Kosovë daton shumë herët –prej momentit të formimit të ish-Jugosllavisë së parë dhe formimin e ish –Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ka vazhduar edhe gjatë viteve të 90-ta, e deri me vendosjen e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, ka sqaruar Sogojeva.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit shprehin vendosmërinë e tyre në lirimin e pronave nga shfrytëzuesit e paligjshëm në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, ka thënë se të gjitha asetet e ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë nën juridiksionin e AKP-së, do të lirohen nga përdoruesit e jashtëligjshëm apo uzurpimet. “Agjencia, bazuar në informatat e marra nga blerësit dhe institucionet e tjera relevante, ka evidentuara rastet e uzurpimeve të pronave të privatizuara. Një raport me këto raste është hartuar dhe është dërguar në institucionet përgjegjëse për lirimin e këtyre pronave”, tha ai
Aksioni për lirimin e pronave shoqërore dhe atyre të privatizuara, sipas tij, tashmë është duke vazhduar me mbështetje të plotë të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, në një raport të publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, thuhet se 368 është numri i shitjes se pronave me uzurpatorë në kohën e përfundimit e shitjes, me vlerë në mbi 105 milion euro. Edhe një bashkatdhetarë nga Zvicra është në mesin e tyre, që i është uzurpuar lokali.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










