Kultura
Elina Duni bashkon futbollistët e Zvicrës dhe të Shqipërisë
Loja futbollistike mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 qershor, në kuadër të Kampionatit Evropian në Francë, pritet të jetë një duel mjaft interesant në fushë, por pas ndeshjes duket se të dy kombëtaret do të festojnë së bashku.
Është këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Zvicër, Elina Duni, ajo që do të mbajë një koncert në qytetin Lens, pikërisht në vendin ku do të zhvillohet edhe ndeshja. Koncerti i këngëtares së njohur të muzikës jazz do të mbahet menjëherë pas ndeshjes, duke filluar nga ora 18.00.
Koncerti do të mbahet në Muzeun e Louvre – Lens, 99 Rue Paul Bert 62300 Lens, në prani të lojtarëve nga të dyja ekipet, autoriteteve franceze, zvicerane dhe shqiptare, gazetarë, të ftuar dhe miq të tjerë. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja Duni në rrjetet e saj sociale, transmeton albinfo.ch.
Koncerti organizohet nga Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada Zvicerane në Paris dhe do të nisë në orën 18:00.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










