Lajme
Stazhin e kërkojnë edhe ish-punëtorët e administratës
Edhe kategoritë tjera që kanë punuar në Kosovë në kohën e ish regjimit të Milloshviqit (1990-1999) po kërkojnë t’u njihet stazhi i punës
Pasi Qeveria e Kosovës ua ka pranuar stazhin e punës të gjithë mësimdhënësve që kanë punuar gjatë viteve ’90, edhe punëtorët e Administratës Publike po kërkojnë që t’u njihet stazhi i punës për këtë periudhë. Por, një mundësi të tillë po e hedh poshtë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Mësimdhënësit e viteve ’90-a tashmë kanë filluar të aplikojnë për njohjen e përvojës së punës për vitet e punës në vitet 1990-1999. Por, kjo njohje e stazhit të punës nuk pritet të ndodhë edhe për kategoritë e tjera.
Musa Demiri, zyrtar për informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për “Zëri” se sapo ka filluar procesi i aplikimit për mësimdhënësit dhe se ky proces është ende në fazat e fillimit.
“Procesi i njohjes së stazhit të punës për mësimdhënësit që kanë punuar gjatë viteve të ‘90-ta sapo ka filluar dhe të gjithë aplikuesit që i kanë plotësuar kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi i marrin pensionet në kategorinë e pensionistëve kontributpagues”, ka thënë ai.
Demiri ka bërë të ditur se kjo nuk pritet të ndodhë edhe për kategoritë e tjera, pasi që nuk ka bazë ligjore për një njohje të tillë. Ai ka thënë se njohja e stazhit të punës ashtu siç është kërkuar nga Sindikata e Administratës Publike nuk pritet të ndodhë derisa të mos bëhen ndryshimet ligjore.
Por këtë e kundërshtojnë përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave. Sipas tyre, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të fillojnë procedurat edhe për njohjen e stazhit të punës edhe për kategoritë e tjera.
Alush Sejdiu, nënkryetar i BSPK-së, ka thënë se ka mungesë të vullnetit të institucioneve që të fillojnë me njohjen e stazhit edhe për kategoritë e tjera. Ai ka thënë se nuk do të heqin dorë deri në realizimin për njohjen edhe të stazhit të punës së kategorive të tjera, përfshirë edhe ish-administratën.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










