Lajme
Azerbajxhani e Armenia, përplasen për gazsjellësin “TAP”
Këto përplasje janë vërejtur në kohën kur ishte duke raportuar ministri shqiptar i Energjisë, Damian Gjiknuri lidhur me rëndësinë e gazsjellësit “TAP” për sigurinë energjetike të Evropës
Përplasjet ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë e kanë vënë në pikëpyetje funksionalizimin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP). Këto përplasje janë vërejtur edhe në ditën e dytë të punimeve në Shqipëri, ku ishte duke raportuar ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri lidhur me rëndësinë e gazsjellësit “TAP” për sigurinë energjetike të Evropës.
Ishte përfaqësuesi i Azerbajxhanit, ai që ka theksuar se ekzistojnë “forca të errëta” të cilat nuk duan këtë gazsjellës, por pa përmendur asnjë shtet. I menjëhershëm, ndërkaq ka qenë reagimi i palës armene, ndërkohë që përplasjet mes dy vendeve shkuan deri aty sa përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar të kërkonte rishikimin e marrëdhënieve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s me këto dy shtete.
Për ministrin Gjiknuri, çdo konflikt cenon mbarëvajtjen e projektit “TAP”, ku edhe pse nuk përmendi shtete konkrete, qartazi iu referua Rusisë, si një nga vendet që duan ta bllokojnë këtë projekt të rëndësishëm.
“Energjia është një nga elementët më të rëndësishëm të gjeopolitikës. Energjia është burim shpeshherë i konflikteve, por edhe element i rëndësishëm tregues i forcës. Patjetër që do të ketë fuqi, që do të investojnë në mënyrë të vazhdueshme, që Evropa të mos diversifikohet dhe ky projekt të mos zbatohet në kohë apo të mos përfundojë me sukses”, tha Damian Gjiknuri.
Këto diskutime dolën në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Shqipëri. Kjo e fundit ka mirëpritur për herë të parë Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Për 3 ditë me radhë pjesëmarrës nga 28 vende te Aleancës do diskutojnë në Tiranë për sfidat kryesore me të cilat përballet NATO.
Gjithashtu, një tjetër aspekt i rëndësishëm i kësaj Asambleje është se zhvillohet 6 javë përpara Samitit të Varshavës, në të cilin do të vendoset vazhdimësia sa i takon reagimit të NATO-s ne raport me sfidat qe vijnë nga Rusia, konflikti ne Irak dhe Siri, kriza e emigranteve, lufta kundër terrorizmit etj.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











