Lajme
Ministri kërkon sistemin online të pagesave për diasporën
Pagesat online të sigurimeve kufitare do të shmangin radhët e gjata në kufi në periudhën e fluksit të madh të kthimit të bashkatdhetarëve në atdhe, tha ministri Valon Murati
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati kërkoi të mërkurën nga drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Faton Abazi që bashkatdhetarëve kosovarë t’u bëhet e mundur, pagesat online për sigurimet e automjeteve, me qëllim që të eliminohen pritjet e gjata gjatë ardhjes së tyre në kufi.
“Kjo mundësi do t’ua lehtësonte atyre shumë këtë procedurë, sepse do të ndihmonte direkt në shmangien e radhëve të gjata në kufi në periudhën e fluksit të madh të kthimit të bashkatdhetarëve tanë në atdhe”, deklaroi Muarti.
Ministri i Diasporës bisedoi sot me Abazin edhe rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove, që njihet si Kartoni i Gjelbër, që i jep fund pagesave të sigurimeve për automjetet e bashkatdhetarëve.
Ndërsa, në anën tjetër, drejtori Abazi, duke shprehur përkushtimin e tij rreth kësaj çështjeje, njoftoi se Komisioni nga Këshilli Administrativ i BKS-së, në mbledhjen e Këshillit të mbajtur dje, ka raportuar se procedurat për realizimin e këtij projekti kanë arritur në fazën e pranimit të ofertave për implementimin e tij.
Sa i përket çështjes së anëtarësimit në Këshillin e Byrove, drejtori Abazi e njoftoi ministrin se çështja e anëtarësimit në këtë institucion vazhdon të mbetet peng i faktit që Kosova nuk është anëtare e OKB-së.
Ministri Murati, tha se megjithëse ekzistenca e kësaj barriere është evidente, institucionet kompetente të vendit nuk duhet të ndalen së insistuari për shfrytëzimin e rrugëve alternative për zgjidhjen e këtij problemi, qoftë edhe përmes zgjidhjeve të përkohshme, deri në zgjidhjen përfundimtare të tij.
Ministri Murati dhe drejtori Abazi u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









