Lajme
Melku i Austrisë nikoqir i “Olimpiadës shkollore 2016”
Qyteti Melk i Austrisë ishte nikoqir i “Olimpiadës shkollore 2016” ku morën pjesë rreth 150 nxënës shqiptarë nga shkollat shqipe në diasporë, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni
Më shumë se 150 nxënës, mësues dhe prindër shqiptarë kanë marrë pjesë në “Olimpiadën e nxënësve 2016” që u mbajt në qytetin Melk të Austrisë, ku morën pjesë nxënës të shkollave shqipe në diasporë: nga Gjermania, Austria, Italia si dhe nxënës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, Ministria e Diasporës dhe nga Komuna Melk e Austrisë, ndërsa u mbështet edhe nga Rrjeti i Studentëve dhe të Rinjve Shqiptarë, si dhe nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, thuhet në njoftimin e MeD-it.
Garat sportive në shumë disiplina u zhvilluan në terrenet sportive të qytetit të Melk-ut.
Në hapjen zyrtare të “Olimpiadës shkollore 2016” morën pjesë ministri i Diasporës, Valon Murati; kryetari i qytetit Melk, Thomas Widrich; konsulli i Republikës së Kosovës në Austri, Imer Lladrovci; ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Roland Bimo, si dhe personalitete të tjera të nivelit republikan dhe lokal të autoriteteve austriake.
Në fjalën hyrëse të këtij aktiviteti, ministri Valon Murati, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi Komunën e Melk-ut për përkrahjen e kësaj olimpiade, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të konsullit Lladrovci e bashkëpunëtorëve të tjerë, i uroi fëmijët për suksese.
“Jam i nderuar që sot, së bashku me të gjithë ju, jemi në Melk për olimpiadën e parë shkollore për shkollat shqipe të diasporës, duke përfshirë edhe nxënës të trevave shqiptare. Le të jetë kjo një nismë tjetër jona për të promovuar mësimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në diasporë, si dhe shoqërimin dhe integrim tuajin sa më të mirë vendet ku jetoni, përmes sportit dhe mësimit”, tha ai
Ndërsa kryetari i qytetit Melk, Widrich, u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje në këtë garë.
“Jemi të gëzuar dhe të privilegjuar që sot kemi mbi 150 nxënës, mësues dhe prindër shqiptarë nga shume vende të Evropës, të cilët do të luajnë, garojnë, socializohen, por edhe do ta gjallërojnë qytetin tonë”, citohet të ketë thënë ai, njofton Zyra për Informim e Ministrisë së diasporës, transmeton Albinfo.Ch.
Ministri Murati, kryetari Widrich dhe konsulli Lladrvoci, në fund të ceremonisë hapëse, sipas traditave dhe rregullave, ndezën flakën olimpike.
Aktivitetet sportive u zhvilluan në disa disiplina sportive, si: futboll, volejboll në rërë (për meshkuj dhe femra), not, atletikë: vrapim, kërcim së gjatë, hedhje e gjyles, hedhje e topit etj.
Në fund të dy ditëve të garave, garuesit më të suksesshëm u shpërblyen me medalje, kupa dhe me certifikata, si dhe u dha një program kulturor dhe poetik nga nxënësit pjesëmarrës. Ky aktivitet planifikohet të organizohet edhe në të ardhmen, me synimin që të bëhet tradicional.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











