Lajme
Dhuna ndaj Donika Gërvallës, skandaloze
Kundër dhunës ndaj Donika Gërvallës nga sigurimi i partisë së Isa Mustafës, janë deklaruar edhe disa nga deputetët e LDK-së, ndërsa Rrjeti i Grave të Kosovës këtë e quan skandaloze
Moslejimi për të marrë pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe më pas nxjerrja zvarrë para sallës, të kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, vazhdon të mbetet temë debati edhe sot në Kosovë. Kundër dhunës ndaj Gërvallës nga sigurimi i partisë së Isa Mustafës, janë deklaruar edhe disa nga deputetët e LDK-së, ndërsa Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës këtë e quan skandaloze.
Donika Gërvalla që përfaqëson Degën e LDK-së në Gjermani, të premten nuk u lejua të merr pjesë në punimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ajo madje u nxor zvarrë nga sigurimi i kryeministrit Isa Mustafa, që është edhe kryetar i LDK-së. Në shenjë solidarizimi me Gërvallën, mbledhjen e lëshoi edhe Vjosa Osmani, deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka thënë se partia e tij po shkon drejt vetshkatërrimit dhe rrugës së autokracisë klanore.
“Pamjet e turpshme që pamë para dyerve ku mbahej tubimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, na e përkujtuan një periudhe jo të largët, të një diktature totalitare që vepronin njëjtë, si sot më Donika Gërvallën ndaj mendimit dhe fjalës së lirë”, ka shkruar Bulliqi, në reagim e tij.
Sipas tij, një lidership i tillë mosdurues dhe jo tolerant ndaj fjalës se lirë dhe mendimit ndryshe të anëtarëve të vetë si dhe injorant dhe mosbesues në profesionalizmin dhe ekspertizën e njerëzve të vete “është i prire drejtë vetëshkatërrimit dhe tkurrjes dhe rrugës drejt autokracisë klanore”.
Ndërsa Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës nëpërmes një komunikate, ka dënuar rëndë sjelljen skandaloze ndaj kryetares së degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla.
“Dihet mirë që pozita e grave është e pavolitshme në partitë politike ku dukshëm dominojnë burrat. Si rezultat ata duhet të inkurajojnë gratë të marrin pjesë e jo t’i përjashtojnë ato. Kjo bëhet përmes kulturës së komunikimit dhe sjelljes së mirëfilltë për të inkurajuar debat dhe komunikim demokratik, pasi që demokracia thërret dialog dhe jo dhunë”, thuhet nga RrGGK.
Si rezultat i kësaj, RRGGK del në përkrahje të Donika Gërvallës dhe dënon rëndë këtë sjellje skandaloze ndaj saj, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura për kryesit e këtij rasti, si dhe të parandalojnë që raste të tilla të ndodhin në të ardhmen.
Lidhur me rastin e të premtes ka reaguar familja Gërvalla, e cila nëpërmjet një letre është shprehur tepër e shqetësuar për incidentin i ka ndodhur Donikës, nga siç e ka quajtur kjo familje, struktura klanore e Isa Mustafës.
“Bija jonë po insistonte të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, si kryetare e degës së kësaj partie në Gjermani. Elementë të klanit të Mustafës, duke e ditur qëndrimin e Donikës për t’ia kthyer dinjitetin kombëtar kësaj partie, ashtu si e kishte në kohën e dr.Ibrahim Rugovës, jo vetëm që nuk e kanë lënë të marrë pjesë në mbledhje, por fizikisht, duke e tërhequr zvarrë, nuk e kanë lënë të hyjë në sallë”, thuhet në reagim e shkruar nga Hysen Gërvalla.
Ky incident i parapërgatitur tepër i rëndë jo vetëm për një femër, sipas tij, “na e ka kujtuar kohën e regjimit pushtues serb, për të cilën ka luftuar e tërë familja jonë, duke dhënë madje edhe dy heronj”.
Familja Gërvalla ka edhe një porosi për kryetarin e LDK-së dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
“Edhe diçka Isë: Në identitetin tonë kombëtar dhe atë historik, femra ka qenë institucion dhe vlerë e paprekshme e shoqërisë sonë. Isë, siç e di edhe ti, familja jonë gjatë gjithë historisë është persekutuar, bastisur, kontrolluar, burgosur, syrgjynosur, terrorizuar me qindra herë nga UDB-ja serbe dhe ajo jugosllave, por edhe ata asnjëherë nuk kanë zbritur në nivelin tënd dhe të klanit tuaj”, thuhet në fund të letrës.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është arsyetuar nëpërmjet një komunikate për media. LDK thotë se Donika Gërvalla nuk është kryetare e Degës në Gjermani, dhe qëllimi i saj për pjesëmarrje në KP, thuhet se ka pasur prapavijë me motive “të errëta”.
“Për habinë tonë, gjatë mbajtjes së mbledhjes së Këshillit u dëgjuan zhurma jashtë sallës dhe më vonë kuptuam se kishte tentim për të hyrë nga znj. Donika Gërvalla, edhe pse nuk ka qenë e ftuar, nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe nuk u përket strukturave, të cilat ftohen në mbledhjen e këtij organi të lartë të LDK-së. Ne jemi të habitur me motivet për një veprim të tillë”, thuhet në komunikatë.
LDK-ja sqaron se gjatë procesit zgjedhor në LDK, në degën në Gjermani dhe Zvicër, nuk janë mbajtur procese të rregullta zgjedhore, rrjedhimisht sipas kësaj partie Gërvalla, nuk është kryetare dhe nuk përfaqëson Degën e LDK-së në Gjermani, ashtu sikur edhe Shefqet Dibrani nuk përfaqëson Degën e LDK-së në Zvicër.
“Kjo u është bërë me dije nga organet kompetente të LDK-së dhe u është tërheqë vërejtja se nuk mund të thirren në pozita, për të cilat nuk kanë legjitimitetin e votës në LDK. LDK-ja shpreh keqardhje për këtë instrumentalizim dhe keqpërdorim të LDK-së për motive të errëta”, thuhet në reagim.
Në anën tjetër, vetë Donika Gërvalla ka kërkuar debat të drejtpërdrejt me Isa Mustafën, Ismet Beqirin, Agim Veliun e të tjerët në LDK.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











