Lajme
Franca dhe Belgjika, kundër heqjes së shpejtë të vizave për Kosovën!
"Nuk mund të marrim në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën në javët apo muajt e ardhshëm. Franca nuk dëshiron”, ka thënë Cazeneuve të premten më 20 maj
Heqja e detyrimit për viza po vihet në pikëpyetje. Bashkimi Evropian nuk do t’i heq vizat për Kosovën, Ukrainën e Gjeorgjinë në muajt e ardhshëm. BE aktualisht është në kërkim të aktivizimit të një mekanizimi i cili do të mundësonte suspendimin e shpejtë të heqjes së vizave për vende të caktuara nëse konstatohet keqpërdorimi i regjimit. Dhe vetëm atëherë kur ky mekanizëm të aprovohet, Brukseli do të vazhdojë diskutimet për liberalizim vizash për këto vende.
Kjo është raportuar nga ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, sipas BBC-së.
“Nuk mund të marrim në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën në javët apo muajt e ardhshëm. Franca nuk dëshiron”, ka thënë Cazeneuve të premten më 20 maj, transmeton Koha.net.
Kjo deklaratë doli gjatë samitit të Këshillit të Europës, ku Ministrat Europianë diskutuan liberalizimin e vizave me Turqinë. Sipas BBC-së, komenti i Cazeneuvet është përkrahur nga zyrtarët tjerë.
“Duke pasur parasysh krizën aktuale me migrantë, kriza më e madhe që nga Lufta e 2-të Botërore, liberalizimi i vizave [për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën] nuk do të jetë ideja më e mirë. Koha luan rol shumë të rëndësishëm në politikë”, ka thënë ministri belg për Imigrim, Theo Francken.
Njësoj, rezerva për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët e vendeve të përmendura ka shprehur edhe Belgjika, njoftojnë sot mediat në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










