Lajme
Kërcënohet prokurorja Fetai, Policia ia ruan shtëpinë
Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, shtëpia e prokurores speciale Fatime Fetai është duke u ruajtur nga forcat speciale ALFA
Prokurorja më në zë e shqiptarëve në Maqedoni, Fatime Fetai po vazhdon të kërcënohet nga grupet kriminale, për shkak të vendosmërisë së saj për t’i ndjekur të gjithë politikanët e inkriminuar në vepra penale. Për shkak të këtyre kërcënimeve, shtëpinë e saj janë duke e ruajtur forcat speciale të Policisë Maqedonase ALFA.
Nga Ministria e brendshme nuk kanë shpjeguar kush e ka kërcënuar familjen e Prokurores Speciale edhe pse vet ajo kohë më parë publikisht kishte deklaruar se fëmijët e saj janë cak i kërcënimeve nga persona të panjohur.
Ndryshe, Fatime Fetai u bë heroinë e vërtetë pas deklaratave publike se nën patronazhin e fuqive ndërkombëtare ajo dhe Prokuroria Speciale do të ndjekin secilin që ka shkelur ligjin dhe ka keqpërdorur pushtetin, pa marrë parasysh pozitën e të dyshuarit në ekzekutiv ose në parti të caktuar.
Fetai është prokurore Speciale në Shkup. Sipas një profili në facebook, prokurorja shqiptare është 32 vjeçe dhe ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Fillimisht ajo karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale.
Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si Prokurore në prokurorinë themelore në Shkup.
Në këtë institucion ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva. Prokurorja Fatime Fetai është lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit dhe është e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës, raporton Albinfo.Ch.
Rasti i fundit që Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka hetuar dhe nisur proces është rastio i quajtur “transportter”. Aty hetohet Komuna e Manastirit, kryetari i saj dhe dy ministra. Në rastin “Transporter”, janë të dyshuar 22 persona, ndërsa për 11 persona Prokuroria Speciale ka propozuar masën e paraburgimit.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











