Lajme
Të vdekurve në Kosovë nuk u bëhet autopsia!
Mungesa e obduksionit në shumë raste besohet se mbulon dobësitë e mjekeve gjatë operacioneve. Obduksionin nuk e lejojnë kryesisht familjarët, edhe pse me ligj është obligim
Një numër i madh i vdekjeve në Kosovë ndodhin nëpër spitalet e vendit, e kryesisht në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, por shumë pak prej viktimave u bëhet autopsia, pasi që familjarët nuk dëshirojnë që trupi i familjarëve të tyre të “dëmtohet”.
Mungesa e obduksionit në shumë raste mbulon dobësitë e mjekeve gjatë operacioneve.
Autopsia, siç shkruan e përditshmja “Zëri” u bëhet vetëm atyre viktimave që kërkon mjekësia ligjore.
Edhe pse secili pacient që shtrihet në spital, ose familjari i të sëmurit, duhet ta plotësoj një formularë ku detyrohet të pranojë që atij t’i bëhet obduksioni në rast se nuk arrin të dalë i gjallë nga spitali, ky rregull nuk përfillet. Pasi vdekjes vlen fjala e familjarëve, e cila në shumë raste nuk lejon obduksionin.
Kështu, në mungesë të këtyre ekspertizave, shpesh bashkë me të vdekurin besohet se mbulohen edhe gabimet mjekësore.
Ramadan Sopa është drejtor i Instituteve në QKUK. Ai ka thënë se në shuamë raste familjarët nuk pranojnë kurrsesi obduksionin e të vdekurve në spitale.
“Përpara ka qenë me ligj e rregulluar që secili person që ka vdekur në spital i është bërë obduksioni. Tash e disa vjet, kjo praktikë është ndërprerë dhe pyeten familjarët. Ata kundërshtojnë obduksionet”, ka thënë Sopa, sipas të cilit, në disa raste ndikojnë edhe vetë punonjësit shëndetësor duke iu rekomanduar që t’i marrin të vdekurit.
Ndryshe, Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), dallimi ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve është 20 mijë veta. Statistikat demografike tregojnë se nataliteti në Kosovë vazhdon të jetë dukshëm më i lartë se sa mortaliteti, ndërsa edhe jetëgjatësia shënon rritje të dukshme.
Në Kosovë lindin mesatarisht 27.600 foshnje, ndërsa vdesin mesatarisht 7200 persona në vit. Sipas ASK-së edhe jetëgjatësia është rritë dukshëm, ndoshta më e larta në rajon. Mosha mesatare e jetëgjatësisë në Kosovë është 76.7 vjeç. Femrat jetojnë më gjatë me moshë mesatare deri në 79.4 vjet, ndërsa meshkujt mesatarisht jetojnë 74.1 vjet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












