Lajme
Kërkohen kushte më të mira për investitorë
Investitorët e huaj kërkojnë nga Kosova që të bëjë politika më të favorshme për investime, në të kundërtën investitorët ikin nëpër vendet fqinje
Institucionet e Kosovës duhet të krijojnë klimë më të favorshme për investime të huaja, në të kundërtën, përveç që nuk vijnë investitorë të huaj, edhe këta që janë këtu, do të ikin nga Kosova. Kështu konsiderojnë përfaqësues të investitorëve evropianë në Kosovë në apelin drejtuar autoriteteve në Prishtinë.
Sipas investitorëve të huaj, vendet e rajonit kanë krijuar politika më të favorshme ekonomike për investitorët ndërkombëtarë, dhe kjo sipas tyre, bën që investitorët potencial që vijnë në Kosovë të largohen në kërkim të një ambienti më të favorshëm afarist.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, i ka thënë REL-it, se investitorët e huaj duhet të ndihen të sigurt që të investojnë dhe se këtë siguri mund ta krijojnë vetëm institucionet e shtetit të Kosovës.
“Klima për investime të huaja direkte në Kosovë është një gjë që duhet fokusuar më me efikasitet, përqendrim dhe përkushtim më të madh, për arsye se nëse e marrim shtetin fqinj të Maqedonisë ata e kanë filluar këtë proces me një seriozitet më të lartë dhe me një dinamikë të punës më të përshpejtuar në këtë drejtim. Tani Maqedonia ofron kushte për investitorë të huaj, të cilat janë me një impakt më të lartë ekonomik për investitorin”, shprehet Balija.
Të hyrat vjetore mesatare të investimeve të huaja, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2013 kanë qenë 400 milionë euro, por, që shënuan rënie në vitin 2014, dhe atë në vetëm 151 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Alban Zogaj, thekson se niveli i ulët i investimeve të huaja në Kosovë dhe rënia e tyre, ishte si pasojë e krizës politike në të cilën kishte kaluar Kosova. Megjithatë, Zogaj konsideron se do të ketë rritje të investimeve të huaja në të ardhmen.
“Do të ketë lëvizje më të mëdha sa i përket investimeve të huaja, kjo për shkak se po përmirësohet klima e biznesit gradualisht. Lajmet e fundit në Kosovë do të japin një sinjal shumë të mirë edhe për ekonominë. Anëtarësimi në UEFA pavarësisht se ne e konsiderojmë një aspekt i sportit, por do të ketë efekte pozitive edhe në ekonomi”, thekson Zogaj.
Ndërkaq, investitorët të cilat kanë shtrirë tanimë kapitalin e tyre në Kosovë, sipas Shpend Balija nga Këshilli i Investitorëve Evropian në Kosovë, kishin identifikuar si probleme thelbësore në të bërit biznes, moszbatimin e ligjeve dhe nivelin e lartë të korrupsionit.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka përgatitur një projektligj për Investimet Strategjike, përmes së cilit thuhet se do të eliminohen pengesat e deritanishme për nxitjen dhe realizimin e investimeve të huaja, si burokracia e tepërt, procedurat e stërzgjatura, mungesa e transparencës, infrastruktura ligjore jo e favorshme të cilat kanë penguar dhe vështirësuar realizimin e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










