Lajme
Izolimi i shtrenjtë: për 6 vjet u paguan 30 milionë € për viza
Sipas disa statistikave që kanë publikuar mediet kosovare, vetëm për 6 vjet, kosovarët kanë shpenzuar rreth 30 milionë euro për pagesën e vizave nëpër ambasada
Qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar dhjetëra miliona euro nëpër ambasadat e shteteve evropiane vetëm për pagesën e aplikimit për vizë Schengen. Sipas disa statistikave që kanë publikuar mediet kosovare, vetëm për 6 vjet, kosovarët kanë shpenzuar rreth 30 milionë euro për viza.
Këtu nuk përfshihen dhe përgatitjet e dokumenteve (që kanë qenë ndoshta edhe më të shtrenjta) por vetëm pagesa për viza.
Edhe tani kur është dhënë rekomandimi për liberalizim vizash nga Komisioni Evropian, qindra qytetarë presin para ambasadave për t’u pajisur me viza, ose për të bërë termin për aplikim vize. Siç raporton “Zëri” vetëm në ambasadën gjermane në Prishtinë presin rreth 30 studentë për viza dhe rreth 50 të tjerë për bashkim familjar.
Instituti “GAP” dhe Instituti për Studime Juridike dhe Politike, përmes një hulumtimi ka konstatuar se Kosova është vendi më i varfër dhe me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, por përkundër kësaj, kosovarët shpenzojnë më së shumti në Evropë për të aplikuar për viza.
Për tri vite, 217.862 kosovarë ka-në aplikuar për vizë “Schengen”: 82.405 në vitin 2010, 67.901 në vitin 2011 dhe 67.556 në vitin 2012. e nëse ka vazhduar ky trend edhe për tri vitet tjera, del se përmbi 400 mijë kosovarë kanë aplikuar për viza për gjashtë vjet. Mbi 17 për qind e aplikantëve për viza refuzohen nga shtetet e zonës “Schengen”.
Kërkesat më të mëdha për viza janë bërë në ambasadën e Gjermanisë dhe të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











