Lajme
NZZ: Thaçi dhe Vuçiç, garantë të stabilitetit!
Të shumtën janë “skifterët” dhe jo “pëllumbat” , ata që pas lufte provojnë hapat e parë drejt paqes. Po kjo vlen edhe për konfliktin e Kosovës, shkruan nzz
Presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Serbisë janë garantuesit e procesit paqësor në mes të dy vendeve. Me këtë, ata dy janë edhe shtyllat kryesore të politikës së BE-së për stabilizim. Kështu shkruan Andreas Ernst, njohës i politikës së Ballkanit dhe korrespondent i gazetës NZZ të Zvicrës për Evrpopën Juglindore.
Të shumtën janë “skifterët” ose “fajkonjtë” dhe jo “pëllumbat”, ata që pas lufte provojnë hapat e parë drejt paqes. Po kjo vlen edhe për konfliktin e Kosovës, shkruan nzz. Nga ana serbe ka qenë një ish ultranacionalist dhe nga ana kosovare ish shefi i gueriles, ata që në vitin 2013 kanë nënshkruar një Marrëveshje Normalizimi, të ndërmjetësuar nga i ngarkuari i BE-së për punë të jashtme, transmeton albinfo.ch. Kryeministri Aleksandar Vuçiç dhe presidenti Hashim Thaçi janë prej atëherë garantues të një plani shumë fragjil të paqes.
Kryeministri 45 vjeçar serb e ka filluar karrierën e tij politike në vitin 1993 si i përkëdheluri i Vojislav Seselit, një nacionalisti të vrazhdë dhe nxitës lufte. Ai përparoi shpejt dhe nga viti 1998 deri në vitin 2000 u bë ministër i informatave nën Miloshevicin. Pas rrëzimit të Miloshevicit, ai me shumë demagogji bënte opozitë kundër demokratëve të cilët po e sillnin vendin në rrugën e integrimeve të BE-së. Më së voni në vitin 2008 Vuçiçit iu bë e qartë seme fantazitë serbomëdha nuk mund të fitoheshin më zgjedhje. Ai shkëputet nga babai i tij politik Shesheli dhe u bë bashkëthemelues i një partie të re, e cila u deklarua si proevropiane. Kjo i hapi rrugën drejt fuqizimit politik.
Që në vitin 2012 ende si zëvendëskryeministër, Vuçiçi ishte njeriu më me ndikim në Serbi. Ai i dominon institucionet dje mediat, ndërkohë që opozita e çorientuar që atëherë është vetëm një hije. Pa turp por bindshëm ai sqaronte se si idetë e tij të mëparshme i konsideronte të gabuara. Dhe se ka mësuar nga kjo. Dhe atë që paraardhësit e tij nuk kishin guxuar ta bënin, e bëri ai pa problem: Ai nënshkroi një kompromis me shefin e Qeverisë së Kosovës, Thaçin, transmeton albinfo.ch. Kjo marrëveshje parashikon tërheqjen e institucioneve serbe nga veriu i Kosovës. Për kthim, Prishtina u mundëson komunave serbe të Kosovës një vetadministrim të gjerë. Në negociata nuk ishin të përfshirë as parlamentet dhe as publiku. Kur serbët e Kosovës u rebeluan, Vuçiçi ndërroi udhëheqjen e tyre dhe me këtë u thye rezistenca.
Thaçi, sipas kalkulimeve të BE-së ishte partneri ideal në negociata me Vuçiçin: si ish shef i UÇK-së ai do të ishte në gjendje të çonte përpara dhe të mbronte ndaj përfaqësuesve të linjës së fortë një marrëveshje me serbët, përcjell albinfo.ch. Thaçi, që nga koha e luftës është figura dominuese në Kosovë. Pas vitit 1999 administrimi i OKB-së në Kosovë ishte aranzhuar shumë shpejt me “zotërit e luftës”. Hetimet për krime lufte, vrasjet politike dhe korrupsionin, neglizhoheshin. Mbikëqyrësit ndërkombëtarë frikoheshin për stabilitetin e protektoratit dhe i lejonin zotërit e rinj të sundonin.
Kulmi i karrierës politike për Thaçin ishte shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, të cilën ai si kryeministër e inskenopi nën regjinë amerikane. Që atëherë ylli i tij vjen duke perënduar. Sepse ngritja dhe zhvillimi i ëndërruar i kosovarëve nuk erdhi as me krijimin e shtetit të tyre. Klientelizmi dhe korrupcioni sollën në ngritjen e një lëvizjeje opozitare e cila kritikën ndaj elitës e lidh me nacionalizmin shqiptaromadh, shkruan nzz. Ajo kundërshton fuqishëm marrëveshjen për normalizim. Dhe për aq më shumë Thaçi bëhet tash shtyllë e politikës së BE-së për stabilizim. Për këtë arsye BE-ja ia kthei me të mirë në vjeshtën e kaluar duke i dhënë Kosovës Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim, përcjell albinfo.ch shkrimin e NZZ. Ndërsa Vuçiçi, si shtylla e dytë mbështetëse, u shpërblye me hapjen e negociatave për pranim.
Në analizën e zgjeruar të NZZ portretohen edhe “skifterët” tjerë të politikës ballkanike si Ghjukanoviç dhe Gruevski, të cilët shikohen si figura dominuese në vendet përkatëse, gjithmonë në emër të “ruajtjes së stabilitetit”:
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












