Lajme
Policia i vihet pas Azem Sylës, akuzohet për shitje tokash
Bashkë me Sylën, ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, dyshohen edhe 50 zyrtarë të tjerë, për shitjen e tokave afër Prishtinës
Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it është duke kërkuar deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylen nën dyshimin se ka udhëhequr një grup kriminal me toka në afërsi të Prishtinës. Bashkë me Sylën, ish komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, dyshohen edhe 50 zyrtarë të tjerë.
Mediat raportojnë se aksioni ka të bëjë me rastin e tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.
Siç raporton Insajderi, të dyshuarit kryesor në këtë rast që përbëhet prej 51 personash janë Azem Syla, Shaban Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uk, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, etj.
Policia ka bastisur shtëpinë e Sylës në Kishnarekë të Drenicës, por i kërkuari nuk ka qenë në shtëpi. Duke mos e gjetur ish-komandantin e UÇK-së, mediat deklarojnë se Azem Syla është arratisur nga Kosova. Ai edhe më herët është përmendur në rastin e shitjes së tokave të shtetit, por i kishte mohuar ato.
Syla, bashkë me grupin e tij kriminal, ka bashkëvepruar edhe me policë e qytetarë të tjerë të komunitetit serbë, për shitjen e tokave në Çagllavicë. Ndërsa në gjithë këtë mesele është involvuar ish kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka. Ky i fundit është dënuar më dy vjet me kusht, për tokat që kanë vlerë dhjetëra miliona euro. Dënimi i tij u konsiderua skandaloz.
Azem Sylën dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro, citon “zëri”. Ndërsa nga mëngjesi deri më tani, janë bastisur 42 lokacione në vende të ndryshme të Kosovës.
Azem Syla ishte bërë objekt debati edhe në mediat zvicerane, ku kishte qëndruar disa vite dhe kishte marrë pension “invalid psikik”. Derisa Syla ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, u zbulua se ai nuk është i sëmurë dhe për disa vite ka dëmtuar qindra mijëra franga buxhetin zviceran.
Pas bastisjes së Sylës dhe kërkimit të grupit kriminal, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky i fundit ka deponuar rreth 80 lëndë në Prokurori që lidhen me korrupsion dhe keqpërdorime në këtë komunë, para se në qeverisje të vije Lëvizja Vetëvendosje.
“Ka më shumë se dy vite që flasim për atë që ka ndodhur në komunën e Prishtinës, prej ndërtimeve pa leje e deri te tjetërsimet e pronave komunale. Kemi thënë që shifrat janë marramendëse. Kemi deponuar kallëzime penale e kemi kërkuar hetime urgjente. Krimi i organizuar ka qenë i thellë dhe gjithëpërfshirës”, thotë Ahmeti.
Këto bastisje që po ndodhin sot, sipas Ahmetit, kanë prekur edhe ish drejtuesit në Komunë e Prishtinës në Ndërmarrje publike Komunale. Sabedin Haxhiu, siç thotë Ahmeti, ka qenë edhe drejtor në kadastër edhe drejtor i Ndërmarrjes Publike Banesore.
“Besoj se po bëhet dita ditës me e qartë se pse gjithë ajo zhurmën në Kuvendin Komunal. Po ashtu, po bëhet më e qartë se pse nuk duhet të lejojmë kthimin e ndërmarrjeve publike komunale në duar të krimit. Ne nuk do të ndalemi në këtë luftë kundër krimit, korrupsionit dhe të këqijave në vendin tonë”, deklaroi Ahmeti.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













