Lajme
Veseli kandidat për zëvendësimin e Thaçit
Kadri Veseli pretendon ta merr postin që ka lënë vakant, Hashim Thaçi pas ai u zgjodh president i Kosovës. Ai, aktualisht është nënkryetar i PDK-së
Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe aktualisht kryeparlamentari kosovar, Kadri Veseli ka shpallur sot kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh politik në vend. Veseli pretendon ta merr postin që ka lënë vakant, Hashim Thaçi pas ai u zgjodh president i Kosovës.
Veseli ka thënë se fillimisht është konsultuar me gruan e tij dhe me anëtar të tjerë të PDK-së në mënyrë që të shpallë kandidaturën për kryetar. Ai ka thënë se në këtë pozicion do të mund të jap kontribut të rëndësishëm, derisa ka falënderuar ish-kryetarin Hashim Thaçi, i cili për 17 vjetka drejtuar PDK-në.
Veseli ka prezantuar edhe programin e tij për zhvillimin e partisë. Ai tha se do të vazhdojë me ngritjen e PDK-së si partia më e madhe, ndërsa partneriteti me ndërkombëtarët do të mbetet parim bazë i tij.
“Do të punojë që të ruaj dhe të ndërtojmë partneritetin më partitë e tjera në Kosovë që kanë synimin e njëjtë; Do të bashkëpunojë në një partneritet me Shoqërinë Civile dhe Mediat; Do të angazhohem në integrimet e vendit; Do të punojë që PDK-ja të jetë motor i ideve; të punojë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe shtimin e vendeve të reja të punës”, thotë Veseli i cili aktualisht është nënkryetar i partisë.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











